Harta e madhe ne zyren e Rames Serbia note proteste ndaj Shqiperise

Harta e madhe ne zyren e Rames, Serbia note proteste ndaj Shqiperise

Serbia i ka dërguar një notë proteste Tiranës zyrtare për postimin e mesazhit me foton e “Shqipërisë së Madhe” që u shfaq në murin e rezidencës së kryeministrit Edi Rama. Mesazhi ishte në kuadër në postimit të fushatës së SMS-ve në murin e kryeministrisë nga qytetarë të ndryshëm me rastin e festave të fundvitit. Njoftimi vjen përmes Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se vendi i tij i respekton vendet e tjera dhe kërkon që kjo gjë të jetë reciproke.


“Ne nuk bëjmë asgjë që do të rrezikonte marrëdhëniet tona me vendet e rajonit, madje edhe me Shqipërinë, – ka thënë Daçiç për një gazetë të përditshme serbe. – Nuk ishte një flamur i Shqipërisë së Madhe që u shfaq në zyrën e kryeministrit të Serbisë, por flamuri i Shqipërisë së Madhe që u shfaq në zyrën e kryeministrit shqiptar dhe ne për këtë gjë do të reagojmë”.

Mësohet se mediet serbe, shkruajnë se pas postimit të mesazhit, me foton në murin e zyrës kryeministrore, shefi i qeverisë Rama vendosi ta postonte këtë mesazh edhe në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, duke e cilësuar këtë provokimin e radhës pas ngjarjeve në 14 tetor gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama