Hartat e vertetojne Kosova i fali Malit te Zi mbi 8 mije hektare

Hartat e vertetojne: Kosova 'i fali' Malit te Zi mbi 8 mije hektare

Nuk është më sekret dokumentacioni që tregon vijën e re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilën qeveritë e të dyja shteteve firmosën marrëveshjen dy javë më parë në Samitin e Vjenës.

Fqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor, shkruan Koha Ditore.

Një ditë më parë Qeveria e Malit të Zi hoqi statusin e dokumenteve të klasifikuara për raportin që tregon punën 3-vjeçare të komisioneve që janë marrë me përcaktimin e vijës kufitare, marrëveshjes për kufirin, hartave topografike si dhe përshkrimit tekstual të shtrirjes së kufirit shtetëror.

Dokumentet janë studiuar ditën e mërkurën nga dy profesorë të Universitetit të Prishtinës, Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, Ata i kanë gjeoreferencuar hartat e publikuara nga Qeveria e Malit të Zi dhe i kanë futur në GIS, sistem i përpunimit të hartave nga dhe ky rezulton sipërfaqja që humb Kosova.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama