Në Harvard College Munch (kështu quhet në nder të "munch", kur organizoheshin takime informale, shpesh dreke, në të cilat studentët e Harvard, të apasionuar pas “bondage” bashkoheshin përpara se sa të kishin klubin e tyre zyrtar) është aprovuar nga Komisioni i studentëve në fund të nëntorit një klub për t’i dhënë anëtarëve mundësinë e rrëzimit të paragjykimeve ndaj "praktikave seksuale alternative dhe perverse".
Siç qartësohet në statutin e klubit, të regjistruarit - që për momentin janë tridhjetë vetë - mund të takohen për të konfrontuar dhe diskutuar mbi temën, por do të jetë e ndaluar çfarëdolloj praktike seksuale gjatë mbledhjeve zyrtare. "Studentët, që ndihen përtej seksualitetit të përbashkët, do të kenë më në fund një vend të sigurt për të folur për interesat e tyre, për t’u ndjerë të pranuar dhe për të ndërtuar një komunitet", ka deklaruar për Abc Justin Lehmiller, docent në Harvard i psikologjisë së seksit.
Siç vëren Daily Beast, i cili transmeton lajmin, Harvard nuk është i vetmi universitet amerikan që ka pritur një "klub të perversionit". Në 1992, në Columbia University të Nju Jorkut është institucionalizuar "Conversio Virium" për adhuruesit e sadomazokizmit, ndërsa në Lowa State University është aktiv "Cuff", një shoqëri e dedikuar krejtësisht “bondage”-it.