Do të kapërcejmë mjegullën e shekujve,për tu gjendur materialisht te qytetërimi ynë. Mund të thuhet se rruga , për të rrugëtuar në ato shekuj pas , është një rikthim i vështirësuar. Udhëtimi prapa në kohë është kështu një udhëtim në kahun e kundërt. Pikërisht sepse,atje me kohë mjegulla ka rënë dhe kurthuar ka gjithshka. Mirëpo deri më sot, të gjithë gjurmuesit e shekujve, një rrugë kanë ndjekur,ose kanë rrahur vazhdimisht . Rrëmimi neper rrënojat .Të gjithë atyre që u rranë brinjët për këto rrënoja , shpirti u ndriçoftë ! Të gjithë atyre , që u lektisën në diell, shi e baltëra embëltaja e baltës tonë mjaltë tu bëhet .C’marveshje bënë me kohën ? D.m.th çfarë i kërkuan Perëndisë , për jetët e tyre ? Shpirti, që rron aq kohë për të sjellë në vëmendje ,qytetërime të humbura. Gjurmuesit e kësaj rruge janë si shenjtorët .
Në të vërtetë ata rrugëtojmë me rrugën e lashtë të gjurmuesve shekullor. Do të ecim përbri një rruge të vështirë, të meteorizuar të,që është rruga e ndritshme e pagabueshme,më afër të vërtetës. Madje me këtë do të risjellim një copëz të këtij portreti të një prej figurave të arkeologjisë shqiptare .Kjo rrugë,zbret labirinteve të thella .Është e kthjelltë si qielli pranveror. Është e sigurt,e bardhë si fushëpamja e ngrirë e Antarktidës . Nga fryma e tyre , risillen copëra jete ,të një qytetërimi si ky i yni, që ka jetuar qindra shekujsh.
Rruga e tyre për të hyrë në thellësitë shekujve ,pra puna e tyre e gjurmuesve,kërkuesve,hulumtuesve ka qenë arkivat,të dhëna, dëshmitarë,analizat e tokës,gurëve, mureve, copave ,enëve memuareve, traktateve, raporteve,librave të zverdhur, etj, etj. Kështu nëpërmjet gjuhës së shkencës ata janë përpjekur të ringrenë në këmbë portrete fizike,ngjarje etj , që kanë mbetur anonimat të shekujve. Përgjithësisht, kjo rrugë është qindra vjeçare dhe rrihet kaq masivisht sot. Do të punohet në kohëra, ndonëse ajo ka mbetur e vetme ,por e paoksiduar nga koha . Një shtresë mjegulline mund të mbuloj një oqean .Atje ndihet mbretëria e heshtjes . Ja përse ,kontributi i këtyre studiuesve është më e rëndësishmja.
Krist Maloku përfaqëson një studiues seriozi cili ka sjellë dëshmi me interes për shkencën e arkeologjisë shqiptarë në një studim të tij ku thhet se :Historiografia më e re shqiptare, posaqërisht në 20. vitet e fundit Prof. Dr. Krist Maloki.Përfundimi i luftës së parë botërore për studimin dhe shkrimin e historisë shqiptare ishte një katastrofë e vërtetë. Shqiptarët e humbën tutorin dhe mecenen shpirtmadh për të gjitha fushat e jetës kulturore dhe shtetërore – Monarkinë Austro-Hungareze – dhe ata i humbën kontaktet me personalitetet e mëdha studiuese shqiptarofile nga perandoria e shumëpopujve. Italia qysh moti kishte lidhur me Shqipërinë fille të llojit kulturorë dhe shkencorë, shpesh në rrafshin e e studimit të gjuhës kishte arritur gjëra themelore dhe të qëndrueshme, por për studimin dhe shkrimin e historisë ajo nuk ka të ofrojë diçka të rëndësishme.
Kështu edhe më shpresa historiografike e Shqipërisë koncentrohej në „Shkollën e Vjenës“ tani më e shkrirë nga e cila kanë dalur studiuesit e sotshëm të mrekullueshëm të gjuhës dhe historisë – Çabej, Buda, Hasan Ceka dhe Luarasi. Në këtë pikëpamje një falënderim të ngrohtë i është borxh dy profesorëve të Universitetit të Vjenës – Karl Patsch dhe Norbert Jokl – të cilët i transmetojnë gjeneratat e mesluftës së Austrisë së vjetër, edhe më postum të Shqipërisë.
Me poshtë,Krist Maloku shprehet :Me rëndësi të veçantë për kërkimin historik dhe shkrimin e historisë shqiptare ishin gjetjet arkeologjike në gërmimet e udhëhequra nga Italianët (L. M. Ugolini) dhe francezët (Leon Rey) në Pojani (Apollonia) dhe Butrint (Buthroton) dhe në gërmimet në fushat e varreve të Komanit, Feniqit (Foinike) etj., si edhe gjetjet nga vërshimet e Liqenit Maliq, dëshmimet e të cilave përmes antikës arrijnë deri në kohën e neolitit. Francezët dhe italianët rezultatet e të dhënave të tyre ia kanë ofruar botës me fotografi dhe me fjalë dhe me publikime speziale shkencore; kësaj tradite i qëndroj besnik edhe udhëheqësi i sotëm i të gjitha punimeve arkeologjike Hasan Ceka dhe kolektivi i tij.
Përmes gjetjeve të shumta dhe të veçanta në qytetet e ndryshme të gërmuara të Shqipërisë, sot është e mundur që historiografia shqiptare të argumentojë autoktoninë mijëvjeqare, të provohet ndërlidhja e brendshme në mes të Ilirëve dhe Shqiptarëve dhe të kundërdëshmohet teza e editorëve të historisë së madhe„Geschichte der Völker Jugoslaëiens (Historia e popujve të Jugosllavisë)“ - B. Grafenauer D.Perovic und J. Sidalec – sipas të cilëve shqiptarët kanë emigruar së bashku me sllavët në Shqipëri, në të njëjtën gravurë gjetjet shqiptare kundërdëshmojnë edhe kundër etnografëve Vukosavljevic, Trifunovski und Stoikovic-Martic të cilët pas invazionit sllav shqiptarëve u japin rolin e një pakice të vogël
Dhe ne fund K.Maloku do të vlersonte punimet arkeologjike të Cekës :Në të njëjtin drejtim të një mjeshtrie shkencore rrahin punimet arkeologjike të njëfar Hasan Cekajt, publikimet literar-historike të njëfar Dhimitër Shuteriqit, dhe monografitë literar-historike të përkthyesit të Schiler-it Shakespeare-it dhe Faustit të Goethe-s Skënder Laurasit „Petro Laurasi, jeta dhe veprat, Tiranë 1958) etj.
Duke kërkuar për figurën e te parit arkeolog shqiptar gjejmë thënie të cilat i japin Cezarit atë që i takon .Hasan Ceka është një nder themeluesit e arkeologjisë shqiptare. Ai u mor me kërkimet numizmatike dhe numëron ne kabinetin e tij numizmatik rreth 20 mije monedha. Ne kete kabinet përfshihen monedhat qe nga antikiteti i botes greke, e cila e preu e para monedhen monetare, dhe u këmbye me pas me qytetet koloni dhe deri tek monedhat qe prene vete shtetet ilire, si mbreti Gent, apo qyteti i Lisit.
Në takimin Leon Rei, francezi me zemër shqiptare theksohet :”Ne vitin 1930 ai u caktua si vëzhgues i ministrisë se arsimit dhe kulturës, pranë misionit francez, me qellim qe te merrte ne dorëzim te gjitha objektet, qe do te zbuloheshin nga rrënojat antike. Hasan Ceka (1900-1999) njihet si “Babai” i arkeologjisë shqiptare, ne te cilën dha një kontribut te jashtëzakonshëm gjate gjithë jetës se tij. Ne Apoloni ai punoi për rreth 40 vjet duke përfunduar gërmimet e ndermara nga Leon Rei, si dhe punime e botime te tjera.
Richard Hodges, Profesor ne Arkeologji
Duke folur për D.Budinen shprehet :Ai u be kështu një nga studentet e pare shqiptare qe studionin ne këtë dege, te inkurajuar nga Hasan Ceka , Skender Anamali e Selim Islami
Në studimin për Amantia :Rreth 50 vjet pas austriakut Karl Paç, në rrënojat e Amantias nisën ekspeditat e para arkeologët shqiptarë Skënder Anamali , Hasan Ceka Frano Prendi, e disa dekada më pas edhe nxënësit e tyre, Neritan Hasan Ceka e Vasil Bereti. Arkeologët që zbuluan Amantian ishin Frano Prendi, Hasan Ceka e Skënder Anamali Ata udhëhoqën gërmimet që nisën në vitin 1949 deri në 1956 Gërmimet zbuluan gjurmët e një prej qyteteve të rëndësishme të antikitetit.
Përveç mureve rrethuese të Akropolit dhe portave të qytetit, janë zbuluar edhe stadiumi, tempulli i Afërditës, nekropoli me varret monumentale kisha e ndërtuar në shekullin I pas Krishtit etj. Stadiumi është i përbërë nga 17 shkallë në pjesën ballore, 8 shkallë në pjesën lindore dhe 4-6 shkallë objekt(stadiumi), është ndërtuar në shekullin III para Krishtit .
Në studimin për Apolonin I.Gjika shkruhet : Arkeologu I parë shqiptar, I cili u angazhua në gërmimet në Apoloni ishte Hasan Ceka. Ai e nisi punën në vitin 1930 si përfaqësues I Ministrisë Shqiptare të Arsimit dhe Kulturës pranë misionit arkeologjik francez. Detyra e parë e Cekës ishte që të merrte në dorëzim objektet e zbuluara nga ky mision. Pas luftës së II-të Botërore në vitin 1948 Hasan Ceka rifilloi në Apoloni punën që dikur e kishte lënë përgjysëm me francezët. Tanimë ai nisi të punojë me kolegun tjetër Shqiptar Skënder Anamalin. Të dy së bashku ata punuan në muret rrethuese, në lagjet e qytetit dhe tarracat perëndimore, për të spostuar dherat, rindërtuar monumentet si dhe për të përfunduar gërmimet e zhvilluara më parë. Në vijim të kësaj pune në vitin 1958 Hasan Ceka botoi të parin libër mbi qytetin antik të titulluar: “Apolonia”, I cili përmbante një historik të qytetit, të gërmimeve arkeologjike dhe një përshkrim mbi monumentet e zbuluara deri në atë kohë.
Në Apoloni Hasan Ceka punoi për rreth 40 vjet, duke përfunduar gërmimet e Reit dhe duke bërë disa zbulime të rëndësishme monumentesh si ishin: Portiku në vitin 1952, muri rrethues, fontana në vitet 1963-1968, muri I Akropolit, etj. Në vitin 1957 ekspeditës së Apolonisë e cila ishte e përhershme ju shtuan edhe arkeologët Selim Islami, Frano Prendi dhe Aleksandra Mano . Duke qenë Apolonia vendi ku Ceka lidhi jetën e tij vijohet me këto konsiderata : Ndërkohë që një ndihmesë të madhe për historinë e qytetit ishte botimi që në vitin 1965 nga Hasan Ceka, Frano Prendi, Selim Islami dhe Skënder Anamali te vëllimit me përkthime :“Ilirët dhe Iliria” tek autorët antikë. Në këtë botim kemi 19 dëshmi të autorëve të vjetër, të cilat bartin të dhëna interesante dhe me vlerë të çmuar për Apoloninë antike. Në Apoloni punoi për një periudhë të gjatë edhe një nga përfaqësuesit më në zë të arkeologjisë së sotme Shqiptare Neritan Ceka i cili qysh në moshë të re ishte angazhuar në ekspeditat që organizonte I ati arkeologu Hasan Ceka .
Krahas studimeve të shkëputura të botuara në shtypin e specializuar si në revistat Iliria dhe Monumentet, ai botoi në vitin 1982 librin “Apolonia e Ilirisë”. Në të Neritan Ceka përmbledh të gjitha të dhënat e studimeve të kryera nga historia dhe arkeologjia deri në atë kohë mbi Apoloninë. Në vitin 2004 N. Ceka botoi edhe guidën e Apolonisë një botim I cilësuar I përshtatur ndaj kërkesave të kohës.
Gazeta shqip. Në Lekël, drejt rrënojave të lashtësisë citon :Menjëherë pas krijimit të Muzeut Arkeologjik në vitin 1948, arkeologu i shquar Hasan Ceka ka vizituar me qëllim studimi kalanë e Lekëlit. Më pas, me të, janë bashkuar edhe arkeologët Skënder Anamali dhe Selim Islami, të cilët kanë përshkruar sistemin e fortifikimit të Lekëlit", tregon arkeologu Skënder Muçaj.
At Zef Pllumi, në librin ''Rrno vetëm për me tregue'' e përshkruan kështu :”Kur fillova punën në Muzeum kërkova së pari inventarin dhe pashë se mungojshin jo vetëm ajo sopatë, por edhe shumë objekte tjera të Muzeut tonë. Gjush Sheldia , që atëherë ishte drejtor, më tha se pothuej gjysa e objekteve ishin marre e çue në Tiranë për me formue nji „Muzé Kombetar”... Me nji punë intensive ia dola me paraqitë koleksjonin e parë të numizmatikës në Muzé, aty ku deri atëherë raftet ishin bosh. Jo vetëm aq, por mora praktikën që un, edhe kur nuk u shifshin shkrimet, tashma i njifshem mirë, sidomos portretet e Perandorve të Romës, sikur t’ishin fotot e sotshme; natyrisht që përpiqesha për të pa ndryshimet e vogla të detajeve që mund kishin pasë zekat prodhuese. Drejtori u entuzjazmue shumë dhe, mbasi ndër dokumenta të dorzimeve figuronte se Muzeu i Tiranës kishte marrë 5000 copë monedha të vjetra të argjenta, më dërgoi me misjon pranë Institutit të Shkencave që të kërkojshem rikthimin e tyne. Në fillim aty më pritën me kambë të para, si i thohet, por ma vonë, kur bana njoftsi me arkeologun, Hasan Ceka, Aleks Budën, ing.Jovan Adamin dhe drejtoreshën e muzeumit, Naxhije Dume, mbas 10 ditësh un ktheva në Shkodër me nji koleksjon prej rreth 300 monedhash romane të radhituna prej arkeologut Hasan Ceka. Ky kje për mue nji sukses i madh.
Moikom Zeqo,arkeolog ,poet e shkrimtar shprehet Arkeologjia jonë u realizua si institucion nga vetë shqiptarët vetëm pas vitit 1944. Kjo u krijua nga dekani i arkeologjisë shqiptare, Hasan Ceka, pastaj nga Skënder Anamali, Aleksandra Mano , Selim Islami, Çesk Prendi, Myzafer Korkuti , Neritan Ceka dhe ne të tjerët, që ishim më të rinj në moshë. Realizimi i kuvendeve ilire në vitet ’70 të shek. të kaluar krijoi një imazh të mrekullueshëm të arkeologjisë shqiptare, aq sa me të drejtë, një arkeolog i huaj, Garashinini, ka thënë se “Arkeologjia shqiptare hyri nga dera e madhe në arkeologjinë botërore”. Ky është një vlerësim i vërtetë, aspak patetik shqiptare
Në Qyteti i Epidamn bëhet ky vlerësim :Emri Akropol është mbartur deri në tërmetin e vitit 1273 mb.kr. Të dhënat arkeologjike na japin shumë materiale për këtë problem. Gërmimet e para që u bënë në Durrës në vitin 1947 ishin ato të bëra nga Baba i arkeologjisë shqiptare Hasan Ceka në bashkëpunim me Skënder Anamalin. Ato u përqendruan në Nekropolin e Epidamnit tek shtëpia e Mushketës (ara e Mushketës) dhe tek shtëpia e Rexhep Buzës, poshtë kuotës 59. Vetë Hasan Ceka i dha emrin "Nekropoli i Epidamnit". Aty përveç të dhënave të tjera, dolën edhe 20 copë kioniske me mbishkrime emrash helenistikë.
Hasan Ceka për Apoloninë
Një ndër qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm të vendit tonë, ka qenë Apollonia. Ky qytet i themeluar më se njëzet e pesë shekuj më parë (në vjetin 1966 kishte për të festuar 2550 vjetorin) nuk është më. Sipërfaqen e kodrës, mbi të cilën ngrihej dikur qyteti më i madh dhe qendra kulturave më e rëndësishme e bregut lindor t'Adriatikut, e mbulojnë sot pjesërisht ara drithi të mbushura me një lemeri të madhe copash tjegullash, pjesërisht e lëndina plot ferra e kaçube. Vetëm disa gërmadha të paka, dëshmitë e vetme të jetës dhe të madhështisë së dikurshme të qytetit, shifen aty këtu mbi këtë kodër, që ngrihet në jugë-lindje të fshatit Pojan të Fierit ose fshihen ende në tokë e presin të zbulohen nga kazma e arkeologut.
Kodra, mbi të cilën ngrihej qyteti i Apolonisë bën pjesë në vargun e lartësive të Mallakastrës, që zgjaten në drejtim të veri-perëndimit për nga deti, por shkrihen në fushë shumë kilometra para se të arrijnë brigjet e Adriatikut. Nga Fieri, Apollonia është vetëm 10 km. Larg, kështu që në stinën e verës mund të vizitohet fare lehtë edhe më këmbë. Për këtë qëllim mjafton të ndiqet udha Fier-Seman, deri tek ferma "Çlirimi". Së këtejmi merret udha e fshatit Radostinë, që duket në krahun e majtë; për një gjysmë ore arrihet mandej në godinën e manastirit të Shënmrisë, ku është vendosë muzeu, që përmbledh në gjirin e tij shumë nga sendet arkeologjike të gjetura në vazhdim të gërmimeve.
Vizituesit i pret këtu një guitë, një udhëheqës, që e ndihmon dhe i shpjegon atij qoftë monumentet arkeologjike të zbuluara në gërmimet, qoftë sendet e ekspozuara në muze. Me automjet Apollonia mund të vizitohet në çdo kohë e stinë nga ana e Levanit (mbi rrugën Fier-Vlorë) nja 10 km., larg nga qyteti i parë, kurse në verë rruga mund të shkurtohet duke ndjekur rrugën Fier-Seman në drejtim të fshatit Pojan.
Megjithëse në vijë të drejtë ndodhej afër tetë kilometra larg bregdetit, Apolonia ishte liman dhe lidhej me Adriatikun nëpërmjet lumit të Vjosës, i cili në ato kohë rridhte pranë qytetit dhe u lejonte anijeve të hidhnin hekurat e tyre vetëm 1800 m larg mureve të tij.
Prej banorëve të parë që ishin helenë nga origjina, qytetit u quajt Apollonia, në shenjë falënderimi kundrejt perëndisë Apollon, i cili, si mbrojtës i bujqësisë dhe i blegtorisë, ishte njëkohësisht edhe mbrojtës i kolonistëve. Për rreth Apollonisë banonte fisi i fuqishëm ilir i Taulantëve, pa pëlqimin e të cilëve kolonistët helenë, që u ngulën për herë të parë këtu dhe themeluan qytetin, nuk do të kishin mundur të qëndronin. Ngritja e qytetit në mes të një krahine të pasur të banuar nga ilirët siç ishte kjo pjesë e Myzeqesë, që kufizohet me Mallakastrën lë të kuptojsh se helenët e parë, që ranë në kontakt me popullsinë vendase, kishin qëllime thjesht tregtare, gjë që ishte në interesin e të dy palëve.
Me forcimin e mëtejshëm të qytetit me kolonistë të tjerë erdhën edhe një tok zanatlinj, por edhe bujq e blegtorë, që çfrytëzonin tokat e kullotat për rreth qytetit, të cilat nuk i pushtuan me forcë, por ia u dhanë ilirët në shkëmbim me prodhime t'artizanatit grek apo në bazë të marrëveshjeve të tjera. Ndër zanatllinjt një rol me rëndësi luanin muratorët e gurë-gëdhëndësit si dhe poçarët. Të parëve, që ishin njëkohësisht edhe arqitektë, u takonte të ndërtonin jo vetëm shtëpiat e banimit dhe muret e para mbrojtëse, që i siguronin këto nga sulme eventuale ilire, por edhe godinat me karakter zyrtar, nër të tjera tempujt e atyre.....