Haxhinasto Ulen tarifat per linjen e tragetit Durres-Bari

Haxhinasto: Ulen tarifat per linjen e tragetit Durres-Bari

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inspektoi sot Portin e Durrësit, me rastin e inspektimit të linjës së re të tragetit Durrës-Bari. Ministri tha për mediat se, hyrja e këtij operatori ka sjellë ulje të konsiderueshme të tarifave, në një masë të konsiderueshme prej rreth 20-30%. Sipas tij, kjo ulje reflektohet në shërbimin e ofruar ndaj qytetarëve.

Ministri Haxhinasto shtoi se qeveria do të krijojë mundësi për përdorimin e mjeteve të reja, sipas standardeve evropiane.

“Hyrja e këtij operatori ka sjellë ulje të konsiderueshme të tarifave që variojnë nga 20-30%. Kjo reflektohet në shërbimin që u ofrohet qytetarëve. Vëmendja jonë do të përqendrohet në përdorimin e mjeteve sa më të reja, me standardet e kërkuara, me qëllim që qytetarët shqiptarë të shërbehen si qytetarët e Greqisë apo Italisë”, tha ministri Haxhinasto.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama