Hebrenj dhe shqiptare

Hebrenj dhe shqiptare
“Deshmohet se ne tetor te 1943-shit vetem nje muaj pas pushtimit nazist ka pasur nje bashkebisedim zyrtar mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Gestapos: regjenca shqiptare e konsideron ceshtjen hebreje si ceshtje te brendshme te saj”, eshte shprehur Shaban Sinani. Si ky fakt edhe shume ceshtje te tjera ne kete aspekt, pavaresisht debateve historike, kishin mbetur pa pergjigje. Njera prej tyre lidhet edhe me zbatimin e nje projekti ne vitet 1930-te.

“Nje prej pikepyetjeve me te medha qe ka qendruar ne kete ceshtje eshte nese ka pasur nje projekt nderkombetar per vendosjen e nje etniteti hebraik ne Shqiperi perpara Luftes se Dyte Boterore apo jo? Pergjithesisht kjo nuk eshte marre seriozisht si teze. Tashme provohet perfundimisht edhe prej burimeve hebraike dhe britanike se jane bere te gjitha perpjekjet qe te zbatohej ne projekt i tille dhe ne te vertet pavaresisht se ky projekt nuk u arrit ishte vete ideja e ketij projekti qe mundesoi ardhjen masive te hebrenjve ne Shqiperi”, deklaroi Sinani.

Ne hapesiren shqiptare njihen kater flukse te medha imigracioni dhe emigracioni te hebrenjve qe lidhen me periudhat e rrezikimit te shpeshte te hebrenjve, ku tre nga me te rendesishmit jane: ato te Kotorrit ne Mal te Zi ne vitin 1942, mbi 300 hebrenj te Dalmacise po ne te njejten periudhe, ne Split dhe gati 500 te tjere te Serbise te perqendruar ne Kosove.
Por cfare qendrimi kane patur shqiptaret per ‘ceshtjen e hebrenjve”, a jane prezantuar ata me qendrim te njejte apo te ndryshem, te dhenat shkencore vertetojne kete teze:

“Ky eshte shqetesimi me thelbesor qe ka te beje me raportet e shqiptareve me holokaustin. Ne studimet per holokaustin eshte trasheguar nje teze qe qendrimet e Shqiperise se 1939-es kane qene ndryshe nga qendrimi i shqiptarve te Kosoves dhe viseve te tjera. Jane listat e njerezve qe divizioni SS ‘Skanderbeg’ ka deportuar, jane 801 emra, por ne shkresat e asaj kohe permbahen emra qe konsiderohesh bandite dhe mbi te gjitha provohet se keta te 35 vertet e kane humbur jeten”, shpjegoi Sinani.

Ne fund te Luftes se Dyte Boterore, Shqiperia kishte gati 3 mije hebrenj te ardhur nga Dalmacia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia, 600 prej te cileve u strehuan ne qytetin e gurte te Beratit. Shume te tjere u perhapen ne qytetet e tjera te jugut ku edhe me pare ekzistonin berthama hebraike. Vendi yne ishte i vetmi i pushtuar prej nazifashisteve qe nuk miratoi asnje ligj anti-hebraik gjate luftes.

“Ka pasur vetem dy vendime penguese te ardhjes se hebrenjve ne Shqiperi njeri qe i janarit 1939 dhe tjetri nje vit me pas dhe ne keto vendime parashikohet qe hebrenjte nuk mund te hyjne ne Shqiperi pa pasur fillimisht 250 franga me vete dhe ne vendimin e dyte 500 franga, por faktet deshmojne se te dy keto vendime nuk kane penguar ardhjen e hebrenjve gjate kesaj periudhe”, thote Shabani.

Historia fakeqesisht shpesh perserit vetveten dhe fatet e njejta i bejne kombet vellezer. Dhe ishin pikerisht shqiptaret, kesaj radhe ata te Kosoves, qe afro gjysme shekulli me vone pasi ndergjegjja e Europes u lendua nga pamjet e karvaneve te hebrenjve qe u drejtoheshin kampeve shfarosese, ata qe provuan serish mbi shpine te njejtin kalvar. Si nje kujtese per nje kohe qe s’duhet te perseritet me.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama