Hekuri shtese dhe foshnjet nenpeshe

Hekuri shtesë dhe foshnjet nënpeshë

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një lajm i mirë për foshnjet nënpeshë. Sipas një studimi të ri, një shtojcë e thjeshtë hekuri mund t’i ndihmojë në parandalimin e shumë problemeve në sjellje e njohje.

Foshnjet mund të merrni një nxitje të madhe nga hekuri shtesë. Kjo është gjetja e një studimi të raportuar online në revistën “Pediatrics”.

Foshnjet e lindura nën 2 kg e gjysmë dihet se janë rrezik më të lartë për të pasur problemeve njohëse dhe të sjelljes, në krahasim foshnjet e tjera në peshë normale. Gjasa të shumta janë që ata të kenë hekur të pamjaftueshëm në organizmin e tyre.

Shkencëtarët morrën në shqyrtimr 285 foshnje të lindër nënpeshën normale. Foshnjeve që iu dha hekur shtesë nga mosha 6 javë deri në 6 muaj kishin shumë më pak gjasa të prekeshin nga probleme njohëse e në sjellje në moshën 3 vjeç e gjysmë.

Shkalla e problemeve tek foshnjet që morrën hekur shtesë ishte e njëjtë me ato të foshnjeve që kishin lindur në peshë normale.

Autorët thonë se rezultatet e studimit të tyre mbështesin idenë se foshnjet e lindura nënpeshën normale duhet të përfshihen në programet e marrjes së hekurit shtesë.



http://astritlulushi.wordpress.com/2012/12/14/hekuri-shtese-dhe-foshnjet-nenpeshe/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama