Sipas shkencëtareve, Toka rrotullohej shumë shpejt në kohën kur është formuar Hëna dhe një ditë zgjaste 2-3 orë. Si rezultat i shpejtësisë me të cilën ajo lëvizte, mund të jetë krijuar mundësia e depozitimit të madh të materialit prej saj, nga i cili është formuar gradualisht Hëna.
Në bazë të teorisë së tyre, dy shkencëtaret pretendojnë se me kalimin kohës, shpejtësia me të cilën rrotullohej Toka u zvogëlua gradualisht për të arritur shpejtësinë e sotme të rrotullimit, falë ndërveprimit të gravitetit mes orbitës së saj rreth Diellit dhe orbitës së Hënës rreth Tokës. Teoria e tyre është shumë e ndryshme nga ajo që ekziston deri më tani mes shkencëtareve, se Hëna u krijua nga materiali i një trupi gjigant qiellor që goditi Tokën.
Megjithatë, dy shkencëtaret që kanë hedhur teorinë në fjalë janë personalitete të rëndësishme dhe të përgatitur të fushës: Stewart është profesoreshë e shkencave planetare në Harvard, ndërsa Cuk është astronome e Instituti SETI, organizatë jofitimprurëse për kryerjen e projekteve hulumtuese dhe arsimore që kanë të bëjnë me jetën jashtëtokësore.