Hena ka atmosfere

Hena ka atmosfere

Mendohej që Hëna s’ka atmosferë, por studimet e fundit të kryera me teleskop nga Toka dhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës tregojnë që sateliti i vetëm natyror i planetit tonë ka një të tillë, me dendësi të rrallë (por që duhet marrë në konsideratë) dhe plot mistere.

Pikërisht për të zbuluar këto mistere, nga qendra Ames në Kaliforni, agjencia amerikane e hapësirës, NASA nisi sondën LADEE (Lunar Atmosphere and Dust Environment Explorer).

Sonda u nis natën mes 3 dhe 4 shtatorit dhe misioni i saj (nga vetë emri) do të jetë studimi i atmosferës së Hënës që sipas parashikimeve të shkencëtarëve më optimistë, do të jetë elementi kyç i mundësisë për të vendosur koloni njerëzore atje…në një të ardhme të largët.

Atmosfera hënore u kishte shpëtuar syrit të shkencëtarëve për shkak të dendësisë së vogël të saj, vetëm 1 milion molekula për centimetër/katrorë, ndërkohë që në tokë, në të njëjtin volum janë përqendruar 10 miliard molekula.

LADEE do të orbitojë në një lartësi nga 20 deri në 60 kilometra lartësi nga sipërfaqja e Hënës për të kapur më qartë fenomentet atmosferike, të vëzhguara fillimisht nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama