Zoti Çili, Universiteti Europian i Tiranës promovon sot hapjen e programeve të doktoraturës, që njihen zyrtarisht si Programet e Ciklit të Tretë, duke qenë i parë insitucion i arsimit të lartë privat që hap programe të këtij cikli. Cilat janë këto programe?
Siç dhe ju e thatë, sot UET promovon hapjen e programeve të doktoraturës, duke shënuar jo thjesht një datë historike për të si institucion në 5 vjetorin e themelimit, por një datë me rëndësi për arsimin e lartë dhe veçanërisht për arsimin privat. Aplikimi i UET për programet e doktoraturës ka marrë vendimin pozitiv të Këshillit të Akreditimit, organi kryesor i Agjensisë së Akredimit të Arsimit të Lartë në Shqipëri, me vendimin e datës 29/ 07 / 2011, çka përfaqëson hapin kryesor në licensimin zyrtar e juridik të këtyre programeve. UET po vijon procedurën e mbetur juridike, bashkë më shndërrimin e statusit nga “shkollë e lartë” në Universitet sipas legjislacionit në fuqi, për të finalizuar edhe juridikisht procesin që tashmë e kemi ta apovuar akademikisht.
Ky promovim është një mundësi për të forcuar në sistemin universitar shqiptar polin e kërkimit shkencor, i cili është qëllimi kryesor i ciklit të tretë kudo në Perëndim, i cili për shumë arsye, ka qenë i kufizuar, i mangët, me koncept të prapambetur dhe mbi të gjitha monopol në Shqipëri. Liberalizimi i sistemit të arsimit të lartë, nevoja për më shumë kualifikim shkencor dhe më shumë personel akademik bazë për sistemin tashmë të zgjeruar të arsimit të lartë në Shqipëri, kërkonte me kohë pikërisht përmbylljen e këtij procesi liberalizimi edhe në majën e këtij sistemi, qëështë pikërisht cikli i tretë/doktoratura.
Ndaj si i tillë ky lajm duhet pritur realisht me rëndësinë e një lajmi në mjedisin akademik shqiptar, me vlerë për të gjithë ata kërkues, studentë, institucione, kërkues shkencorë që kërkojnë të promovohen në kërkimin shkencor dhe karrierën akademike.
UET, është vërtet i pari në sektorin privat, por ne asesi nuk duam, le që nuk mundemi të jemi të vetëm, në këtë proces, që synon, sigurisht në respekt të kritereve rigoroze në fuqi, të sjellë me shumë operatorë privatë dhe publikë në studimet e ciklit të tretë/doktoraturë. Ne besojmë që me siguri dhe kolegë të tjerë në sektor do të kenë ambicjen dhe do të meritojnë studimet e ciklit të tretë.
UET, po përgatitet të hapë tre programe doktorature, në përputhje me profilin e specialitetin e tij: Doktoraturë në Shkencat ekonomike, Doktoraturë në Shkencat juridike dhe Doktoraturë në Shkencat sociale. Secila prej tyre me katër profile.
Thuhet se nuk ka bazë ligjore që institucionet private të japin programe të tilla?
Baza ligjore për hapjen e programeve të doktoraturës ka ekzistuar dhe ekziston, më përjashtim të një periudhe vakuumi juridik, fund të shkurtit dhe gushtit të vitit 2011 kur, ishte anulluar shtesa e Udhëzimit nr. 30 të ministrit Fatos Beja, i njohur si udhëzimi 24, date 2/ 09/ 2009 dhe u fut në fuqi Udhëzimi nr 11 i datës 28/ 02/ 2011 dhe gushtit të këtij viti, kur Këshilli i Ministrave me ndryshimin e vendimit të në 846 datë 5/ 12 / 2007, datë 18 gusht 2011, i cili, tashmë në një nivel VKM –je rregullon barazinë e universiteteve private si dhe ato publike lidhur me studimet e doktoraturës. Me këtë ndryshim të gjithë operatorët në arsimin e lartë, publik apo privat, mund të aplikojnë për programet e doktoraturës.
UET, ka apikuar dhe është trajtuar me parimin e “trajtimit sipas legjislacionit në fuqi “ në momentin e aplikimit, pikërisht me udhëzimin nr 24 (shtesa për vendimin nr. 30) datë 2/09/ 2011 të ministrit Beja. Arsyeja është e thjeshtë: në kemi aplikuar për programet e doktoraturës, qëmë 22/ 02/ 2010, pastaj kemi ri-aplikuar pas përgjigjes së parë negative të Këshillit të Akreditimit në 3/ 10/ 2010, duke aplikuar sërish në një format me standard më të lartë akademik, përfshi edhe bashkëpunimin me Universitetin Aston, Angli dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, në 15 dhjetor 2010.
Kështu që në pikëpamje të standardeve dhe legjislacionit, përfshi këtu dhe tarifat në jemi trajtuar me legjislacionin në fuqi në kohën e aplikimit, që do të thotë, me udhëzimin nr. 24 datë 2/09/ 2011.
A është kjo një konkurrencë e barabartë me aktorët e tjerë në treg?
Absolutisht po, madje meritojmë edhe meritat e proceseve-pioner në këtë drejtim, pasi vendosim precedent në dobi të sektorit në përgjithësi dhe në rastin konkret në çështjen më prestigjoze të arsimit të lartë, që janë studimet e doktoraturës.
Ne urojmë që të kemi bashkëudhëtarë në këtë sistem për të legjitimuar më tej veprimin e sektorit privat në vend, aksioni i të cilit është vital për reformimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Ne jemi me parimin e konkurencës dhe jotë monopolit, madje për ironi të fatit programet tona të doktoraturës janë thyerje e një monopoli që deri tani ekishte vetëm universiteti publik lidhur me doktoraturat dhe promovimin shkencor në vend.
Ne kemi promovuar gjithë kooperimin dhe lobimin në sektorin tonë, në përpjekje për të lobuar për reformimin e politikave të arsimit të arsimit të lartë në Shqipëri, në reformën e financimin, në legjitimimin e sektorit privat në arsimin e lartë, qëende shihet si “kulak” në këtë vend, fatkeqësisht.
Afro 10 vjet pas hapjes së universitetit të parë privat, atij të New Yorkut, nga i ndjeri dhe i nderuari Gramoz Pashko, është koha që ky sektor e meriton ciklin e tretë të studimeve/ doktoraturë. Sigurisht falë legjislacionit të ri dhe standardeve të reja që ka shpallur Agjensia e Akredimit të Arsimit të Lartë dhe Ministria e Arsimit të cilat, duhet të theksoj, janë plotësisht bashkëkohore e Perëndimore, janë të gjitha mundësitë që të liberalizohetedhe cikli i tretë dhe të ruhen rigorozisht standardet për ta qetësuar publikun.
Po ju, si e garantoni publikun për këto standarde?
Sigurisht që e garantojmë. UET ka mbyllur vitin e 5-të të jetës akademike dhe hyn në vitin e 6 me një bilanc mjaft të mirë. Ai ka licensuar dhe akredituar të gjitha programet paraardhëse: programet Bachelor, programet Master shkencor, Master profesional apo masterat e Nivelit të parë dhe ato të nivelet të dytë të cilat janë transformuar tashmë në sistemin e ri të diplomave.
UET ka një staf të qëndrueshëm dhe ekskluziv, të brendshëm (këtë e vërtetojnë sigurimet shoqërore) me mbi 85 pedagogë të brendshëm, nga të cilat 35 janë që sot me gradën PhD apo doktoraturë e përfunduar në universitetet perëndimore, prof. assoc. dhe profesorë e akademikë, por sipas standardeve në fuqi mund të drejtojnë doktoratura. Kurse në total gati 50 pedagogë tanë të brendshëm janë me titull Dr.e lart.
UET boton katër revista shkencore periodike, tre ne shqip dhe një në anglisht. Ka rreth 100 botime akademike dhe shkencore në shtëpinë botuese UET Press dhe shumë elementë të tjerë të cilësisë akademike.
UET ishte praktikisht i pari në tre fakultete në rankimin e këtij viti që bëri agjensia gjermane CHE, duke patur të gjithë treguesit “shumë mirë” dhe “mirë”, duke mos patur asnjë tregues negativ dhe duke patur në total treguesit më të mirë.
Infrastruktura fizike dhe ajo e burimeve mbështetëse është një avantazh që e shohin të gjithë ata që kanë vizituar kampusin tonë në qendër të Tiranës.