Heroi i cerekfinales/ Nojer Bonuci jo dy here me mua

Heroi i çerekfinales/ Nojer: Bonuçi, jo dy herë me mua

Të kesh portierin më të mirë në botë du het të ndihesh i sigurt nga pika e bardhë e penalltive. Ishte pikërisht Manuel Nojer heroi i kësaj ndeshjeje dhe më i votuari në faqen e UEFA-s.

35E5845000000578-3671854-image-a-3_1467502667284Gardiani gjerman fitoi luftën e nervave dhe arriti të priste dy penallti, atë të Bonuçit dhe Darmianit, ndërsa Zaza dhe Pele gjuajtën jashtë.

Pas kualifikimit në gjysmëfinale dhe përmbysjes së historisë kundër Italisë, Manuel Nojer deklaron ethet e penalltive. Manuel

Nojer, ju jeni heroi i Gjermanisë. Si e përjetuat këtë çerekfinale?

Nuk kam përjetuar kurrë penallti të tilla. Natyrisht duhet të kishim fituar, por barazimi na ngarkoi shumë psikologjikisht. Mendoj se ishim ekipi më i mirë dhe u kualifikuam me meritë. Italia nuk do të ishte kurrë në gjendje që të na shënonte me aksion. Ata ishin të aftë të na ndëshkonin vetëm nga goditjet standarde.

Bonuçi shënoi penalltinë e parë, por të dytën ia pritët. U lehtësuat nga përgjegjësia?

Isha i fortë nga nervat përballë tij. Nuk do të më pëlqente aspak të më shënonte dy herë. Për fat ia dola.

Ishte e vështirë ta kuptonit krahun e italianëve?

Penalltitë që u gjuajtën në mes nuk i kishim parashikuar në atë formë. Ashtu siç u luajt "ruleta", i qëndroi për shtat këtij dueli.

Para ndeshjes, Këpke ju udhëzoi për penalltitë. Ju ndihmoi letra e tij?

I kemi studiuar me detaje penalltitë e tyre. Patjetër që trajneri më ndihmoi, pasi ma freskoi më shumë kujtesën. Por, më shumë ishte instinktive.

Arrini t'i mbani mend dy penalltitë që grushtuat, pasi dy i nxorët jashtë?

Të dyja i kam të fiksuara në kokë dhe s'kam për t'i harruar.

Përgatiti: ENIAR IBRO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama