Heshtje per trukimet FSHF ben show me denimet

Heshtje për trukimet, FSHF bën show me dënimet

Ky padyshim që nuk është një sezon për t'u hedhur poshtë. Jo vetëm për shkak të arritjes së Kombëtares që do të marrë pjesë në kampionatin europian, por edhe për faktin se dy javë nga fundi u zhvillua një luftë e fortë dhe pati rënie të numrit të rezultateve të paracaktuara në të gjitha kategoritë e futbollit.korabi dhuna Por, ndodhi që në dy javët e fundit, gjithç- ka u prish me shfaqjen e dhunës në mënyrën më makabre të mundshme dhe shpërthimin e skandalit të trukimit të ndeshjeve në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Ajo që nuk shkon në sjelljen e FSHF-së në tërësi në të gjithë këtë histori ka të bëjë me disa çështje që janë shumë delikate.

Si ka mundësi që një arbitër, i përjashtuar për dy vite si i dyshuar për korrupsion, si Edvin Hoxha rikthehet të gjykojë dhe FSHF nuk jep asnjë lloj shpjegimi si kur është përjashtuar, edhe tani që është rikthyer? Si ka mundësi që FSHF nxiton për të bërë "show" duke dënuar menjëherë dhe në nxitim e sipër dhunën, në një kohë që hesht dhe mbyll sytë përpara fenomeneve po kaq negative si dhuna apo trukimi i ndeshjeve?!

Kategoria e Parë dhe e Dytë janë përfshirë në një skandal akuzash për trukim të ndeshjeve nga vetë aktorët e garës, në një kohë që nuk ka asnjë reagim. Si ka mundësi që FSHF, për shkak të interesave të saj dhe lidhjeve të ngushta me disa bashki në vendin tonë, licencon stadiume pa as më të voglin element sigurie duke sjellë më pas aktet e dhunës siç ndodhën të shtunën e kaluar në Peshkopi?!

Dy fundjavat e fundit në kategoritë inferiore, shumica e ndeshjeve u shndërruan në më shumë se qesharake me rezultate 6-7 apo 4-5, ku lojtarë shënuan nga 5-6 gola për të fituar "Kë- pucën e Artë". Por, FSHF mbyll sytë përpara këtij fenomeni. Pas vendimeve të djeshme të Komisionit të Disiplinës, vihet re një nxitim i FSHF-së për të dhënë dënime të bujshme për dhunën, në një kohë që harron trukimet dhe golat qesharakë që kanë qenë kryefjalë e ditëve të fundit.

Dënimet

Dy ishin vendimet që priteshin me shumë interes nga mbledhja e djeshme e Komisionit të Disiplinës, ato në lidhje me dhunën që ndodhi në Peshkopi dhe Pogradec. Korabi u dënua me moszhvillimin e asnjë ndeshje në stadiumin e vet (dihej që nuk do të luante aty, pasi ajo fushë nuk përmbush as kriteret më minimale) në sezonin e ardhshëm që, sipas të gjitha gjasave, do të jetë historik për skuadrën që do të marrë pjesë për herë të parë në Superiore. Nga ana tjetër, dy zyrtarët e Kastriotit, presidenti Alban Vogli dhe drejtori teknik Gazmend Vogli me nga një vit ndalimi që të hyjnë në stadiume. Pogradeci është dënuar me katër ndeshje pa tifozë, në një kohë që janë dënuar lojtarët dhe zyrtarët dhunues. Dënimi më ekstrem i ka takuar klubit të Kevitanit që është përjashtuar për 1 vit nga të gjitha aktivitetet futbollistike, në një kohë që pesë lojtarë janë ndëshkuar me nga tri vite pezullim për shkak të dhunës ndaj gjyqtarëve. Ky është edhe rasti më i qartë ku FSHF tregon "dhëmbët" nëse je një klub pa mbështetje dhe nuk i përket asnjë bashkie apo personi "të fortë". Dënim me një vit për nxitje të urrejtjes mori edhe mbrojtësi i Tiranës, Gentjan Muça. Ky i fundit u filmua duke i bërë thirrje tifo-grupit "Fanatics" me megafon pas "derbit" ku ndër të tjera thoshte "Mbyte Beogradin" dhe "Ta dërgojmë në Shishtufinë" duke iu referuar Partizanit. Dënimet e tjera ishin kryesisht për kampionatet e moshave.

Pergatiti: BESAR BOZGO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama