Hetimi i CEZ- Konferenca e Kryetareve nuk perfshin ne kalendar nismen e PD-se

TIRANË, 15 Tetor/ATSH/.- Konferenca e Kryetarëve nuk pranoi të enjten përfshirjen në punimet e Kuvendit të nismës së Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ.
Nën drejtimin e nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, Konferenca u mblodh pak para nisjes së seancës plenare për të diskutuar kalendarin trejavor të punimeve të parlamentit, për periudhën 20 tetor-5 nëntor. Por, sërish palët nuk gjetën mirëkuptim për përfshirjen e nismës ligjore të opozitës.
Dy javë më parë, Kuvendi hodhi poshtë pr/vendimin 'Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit "Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen "CEZ Shpërndarje sh.a", duke vendosur shqyrtimin e kësaj çështje me procedurë normale. /a.s/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama