CIA ka përdorur disa teknika, përfshirë përmbytjen e të burgosurit me ujë, heqjen e mundësisë për të fjetur apo teknika të tjera që nga demokratët konsiderohen si “tortura” ndërkohë që mbrojtësit thonë se këto teknika kanë sjellë parandalimin e shumë sulmeve terroriste. Një prej zyrtarëve tha se hetuesit nuk zbuluan prova që të tregonin se CIA i përdori këto metoda “në mënyrë të rëndëshishme” përgjatë operacioneve të shërbimeve sekrete të shtrira në shumë vite dhe që në fund, sollën edhe vdekjen e kryeterroristit Osama bin Laden. Presidenti Barack Obama dhe ndihmësit e tij punuan për të shmangur rishikimin e çështjeve më të kritikuara të kohës së Administratës Bush. Por debati mbi efektivitetin e metodave të dhunshme të marrjes në pyetje, të cilat, avokatët e të drejtave të njeriut i konsiderojnë si torturë, po rikthehet në vëmendjen e opinionit publik, pjesërisht si pasojë e një libri të ri të publikuar nga një ish zyrtar i lartë i CIA-s.
Libri “Masat e Ashpra”, do të dalë në qarkullim më 30 prill. Ish shefi i CIA-s për operacionet klandestine Jose Rodriguez mbron përdorimin e praktikave hetimore të ashpra, përfshirë edhe përmbytjen me ujë, e cila përfshin hedhjen e ujit në mënyrë të vazhdueshme mbi fytyrën e mbuluar me kapuç të të burgosurit, për t’i krijuar atij besimin se po mbytet. “Ne i dhamë disa nga terrotistët e al-Kaedës që kishin gjak amerikan në duart e tyre, një jetë të pakëndshme për pak ditë,” tha Rodriguez. “Jam i bindur se kjo shpëtoi shumë jetë amerikane.” Për gati tre vjet, komisioni i Senatit që kontrollohet në maxhorancë nga Demokratët kanë hetuar në mënyrë sistematike efektivitetin e këtyre medotave ekstreme të marrjes në pyetje.