Hetimi per trukime ndeshjesh u bastis hoteli i Teutes ne Austri

Hetimi për trukime ndeshjesh, u bastis hoteli i Teutës në Austri

Mediat austriake kanë bërë të ditur se policia federale austriake në krahinën e Salcburgut ka bërë një kontroll të hollësishëm në hotelin ku po qëndronte Teuta në Austri, e sinjalizuar edhe nga "Sportradar", kompania që bashkëpunon me UEFA-n.

Teuta hetim

Faksimile e lajmit ne News.at

Katër ditë pas ndeshjes që skuadra durrsake humbi me rezultatin 7-2 ndaj Austrisë së Vjenës, forcat e rendit austriake, me urdhër të prokurorisë së Salcburgut, kanë ushtruar një kontroll të befasishëm në hotelin e saj në Mayrhofen.

"News.at" raporton se janë marrë në pyetje lojtarët, stafi dhe zyrtarë të klubit që ishin të pranishëm. Janë sekuestruar disa telefona celularë që ata kishin në përdorim si dhe shkresa të ndryshme, të cilat mendohet se mund të ndihmojnë për të zbardhur këtë ngjarje.

13445344_10154173014859462_7262553001205651590_n

Pamje nga ndeshja Austria Vjene-Teuta 7-2

Të dhënat po hetohet nga ekspertët e departamentit të luftës kundër krimit të organizuar, të cilët kërkojnë të gjejnë lidhje të mundshme mes Teutës dhe mafies së basteve sportive. Brenda këtij departamenti është krijuar edhe një sektor i veçantë për bastet sportive, nga i cili ka dalë informacioni se për momentin të gjitha dyshimet bien mbi skuadrën shqiptare.

13508860_10154173013569462_6990835937742549391_n

Pamje nga ndeshja Austria Vjene-Teuta 7-2

Hetimi në fjalë është bërë pas një sinjalizimi të dyfishtë, pasi përveç autoriteteve austriake, ndeshjet e Teutës kanë tërhequr edhe vëmendjen e "Sportradar". Kjo e fundit është kompania që bashkëpunon me UEFA-n kundër manipulimeve të basteve sportive dhe që pas ndeshjes së parë me Riedin kishte sinjalizuar për lëvizjen e shumave të mëdha në këtë miqësore në dukje normale.

Hetimet janë konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme e Austrisë nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku bëhet e ditur se çështja vazhdon të jetë nën shqyrtim.

Ministria e Brendshme Austriake

Njoftimi i Ministrise se Brendshme Austriake per hetimet



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama