Hetohet per droge ne Zvicer i sekuestrohen 3 mln Euro pasuri ne Shqiperi

Hetohet per droge ne Zvicer, i sekuestrohen 3 mln Euro pasuri ne Shqiperi

Plot 3 milionë euro është vlera e apartamenteve, lokaleve dhe trojeve të sekuestruara nga Gjykata e Tiranës për një 34-vjeçar i cili hetohet për trafik droge dhe grabitje me armë në Zvicrës.

Sipas njoftimit, pas kërkesës së Prokurorisë, gjykata e Tiranës urdhëroi policinë për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të Fatmir Muçajt, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”

Sipas njoftimit nga hetimi i shumave të mëdha të investuara në këto pasuri të paluajtshme, nuk identifikohen burime të ligjshme të të ardhurave për të siguruar këto pasuri, transaksioneve të kryera midis shtetasit Fatmir Mucaj dhe familjarëve të tij tek pasuritë e paluajtshme, dhe dyshohen se të gjitha këto veprimeve pasurore  janë kryer afërsisht në të njëjtën periudhë kohore mes tyre dhe me aktivitetin kriminal për të cilin dyshohet shtetasi Fatmir Muçaj.

Pronat e sekuestruara

Sipërfaqe tokë prej 19 995 m2 e ndarë në disa parcela në disa zona kadestrale, si në Zonën  e liqenit artificial, në Sauk, në Gjirin e Lalëzit, Marikaj etj. si dhe tre lokale në zonën e ish-Bllokut dhe në Yzberisht Tiranë.

Konkretisht janë sekuestruar:

-          Në Sauk, sipërfaqe toke prej 1200 m2,

-          Në Sauk, sipërfaqe toke prej 96 m2,

-          Në Sauk sipërfaqe toke prej 355 m2.

-          Në Sauk sipërfaqe toke prej 13 000 m2.

-          Në Tiranë të Re apartament me sipërfaqe 130 m2, i kthyer në lokal

-          Tek 21 dhjetori apartament me sipërfaqe 82 m2,

-          Në Marikaj sipërfaqe toke prej 710 m2,

-          Në Marikaj sipërfaqe toke prej 1800 m2 .

-          Në Marikaj sipërfaqe toke prej 1231 m

-          Në Marikaj, sipërfaqe toke prej 260 m2.

-          Te Gjiri i Lalëzit, sipërfaqe toke prej 745 m2,

-          Te Gjiri i Lalëzit, sipërfaqe toke prej 1515 m2,

-          Në Yzberisht, lokal me sipërfaqe 61 m2,

-          Në Yzberisht lokal me sipërfaqe 79.8 m2

Njoftimi i plotë i Policisë se Shtetit

Nga Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policinë së Qarkut Tiranë, ditën e sotme u finalizua operacioni policor i koduar “PENSIONISTI”, në funksionim të procedimit të inicuar në fillim të këtij viti, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni, të ndjekur me metoda proaktive, duke bashkëpunuar me Njësinë Taks-Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 16.07.2014 për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, të cilat kapin një vlerë mbi 3 milion Euro, në pronësi të shtetasit   Fatmir  Muçaj, 34 vjeç, me banim në Tiranë.

Sekuestrimi i këtyre aseteve u bë i mundur nga një hetim intensiv, profesional dhe i plotë, si dhe në sajë të një analize të hollësishme financiare të Strukturave të luftës kundër krimit financiar në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me

Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shtetasi Fatmir Mucaj, ka qenë nën hetim dhe i dënuar për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje me dhunë”, në vitin 1997 në Zvicër.

Në total vlera e aseteve të sekuestruara është mbi 3 milonë euro.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se këto pasuri dyshohet se janë blerë me të ardhura me origjine kriminale të trafikut të narkotikëve, ku i përfshirë ishte shtetasi Fatmir Muçaj.

Nga hetimi i shumave të mëdha të investuara në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat nuk identifikohen burime të ligjshme të të ardhurave për të siguruar këto pasuri, transaksioneve të kryera midis shtetasit Fatmir Mucaj dhe familjarëve të tij tek pasuritë e paluajtshme, rezulton se të gjitha këto veprimeve pasurore  janë kryer afërsisht në të njëjtën periudhë kohore mes tyre dhe me aktivitetin kriminal për të cilin dyshohet shtetasi Fatmir Muçaj.

Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë së Tiranës dhe të Prokurorisë, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur masa e sekuestros për pronat e këtij shtetasi.

Nga Strukturat e Pastrimit Parave në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për identifikimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi dhe për persona të tjerë të implikuar në këtë procedim, po ashtu dhe për identifikimin e pasurive, me qëllim vendosjen e sekuestros në kuadër të këtij procedimi penal.

Strukturat e Policisë, po punojnë intensivisht në kuadër të një sërë hetimesh të rëndësishme, me qëllim sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e paluajtshme të një shtetasi të akuzuar për trafik heroine nga autoritetet zvicerane.

Sipas policisë pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M, me vendbanim në Tiranë, i akuzuar nga autoritetet zvicerane për “Shkelje të ligjit për drogës, trafik i organizuar heroine, posedim dhe konsumim heroine”.

Nga veprimet procedurale dhe hetimi pasuror kriminal, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, janë identifikuar disa pasuri të të arrestuarit, të cilat dyshohet se janë të tijat dhe që dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, por që pronësia e tyre është fshehur duke u vendosur në emër të familjarëve.

Pas përfundimit të hetimeve dhe me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi sekuestro për pasuritë e mëposhtme, të cilat gjenden në Tiranë dhe Durrës:

- Pasuri e llojit tokë arë, sipërfaqe totale 21.000 m2

- Dy apartamente, me sipërfaqe totale 210 m2

- Dy dyqane, me sipërfaqe totale 140 m2

 Sipas policisë këto pasuri janë të ndara sipas zonave:

- 2 apartamentet ndodhen në Tiranë

- 2 dyqanet ndodhen në Tiranë

- 4 sipërfaqe toke arë në Sauk, Tiranë

- 2 sipërfaqe tokë arë në Gjirin e Lalzit, Durrës

- 4 sipërfaqe tokë arë në Marikaj, Durrës


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama