Siç deklaron ai vete per gazeten "Shekulli", zbulimi i mistereve e ka terhequr dhe prej 10 vitesh i eshte perkushtuar me pasion kesaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur te beje ç'kodimin e nje prej monumenteve te lashtesise akoma mister, ate te Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin perkates. Verifikimi i ketij pretendimi i mbetet sigurisht eksperteve te fushes, por ne e pyetem ne nje interviste te shkurter z. Selimi, per çfare behet fjale konkretisht: "... Objektivi im ka qene qe para 21 qershorit, dites se Solsticit Veror qe festohet nga neopaganet ose neodruidet ne Stonehenge, te beja publik ate qe kam mundur te realizoj ç'kodimin e pare te Stonehenge, kalendarin diellor.
Pra, t'ju tregoj se guret e ketij monumenti te lashtesise nuk sherbejne vetem per te shenuar diten e Solsticit Veror, por jane nje kalendar i sakte diellor me nje ndryshim prej afro 2 sekondash" - thote ai. Objekte, kryesisht tempuj te lashtesise qe ne nje dite te caktuar dhe vetem ate dite, nje pike e tyre ne brendesi te objektit ndriçohet nga rrezet e diellit, jane te shumte. Te tilla ka ne Egjiptin e lashte etj. "Te habit fakti se si studiuesit e inxhinieret e sotem nuk mund ta arrijne nje gje te tille. Projekti i ndertimit te hidrocentralit te Asusanit mbi lumin Nil ne Egjipt perfshinte permbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjate rivendosjes kurrsesi nuk u arrit qe ne nje dite dielli te ndriçonte nje pjese brenda ne tempull. Kjo tregon se te lashtet kane ditur diçka me shume se ne" - shton Nazmi Selimi.
Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ç'koduar Stonehenge dhe ku e mbeshtesni kete?
Matematika eshte matematike. Qe nga shtatori i vitit 2009, une e kam provuar me mijera here dhe perfundimi eshte veç saktesia. Jam detyruar te studioj te gjithe kalendaret e lashte te sumereve, egjiptianeve, majave etj., si dhe ato te sotem. Ky nuk ngjason me asnjerin, por eshte me i perkryeri dhe shume me i persosur se kalendari i sotem. Une kam afro 40 vjet qe merrem me kerkimin e mistereve.
Te dhena qe per shume njerez jane te parendesishme per mua kane vlejtur shume. Keshtu para 20 viteve, ne Selce te Vermoshit une kam takuar nje te moshuar, i cili parashikonte me saktesi motin, jo per nje dite apo per nje jave, por per 6 muaj. Formula qe perdorte selciani nuk ishte asgje tjeter, veç rregullsia e perseritjes se dites qe shprehet ne kalendarin e Stonehenge. Perveç kesaj, me kane ndihmuar dhe detaje te tjera qe duken te vogla. Po ju nuk keni qene asnjehere ne Stonehenge dhe pretendoni se e keni ç'koduar... Ndersa jane te shumte studiuesit dhe qendrat shkencore ne bote qe merren me Stonehenge.
Si e shpjegoni kete?
As deshifruesit e medhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i pane nga afer Piramidat e Egjiptit dhe te Majave, por i deshifruan hieroglifet e Egjiptit te lashte dhe shkrimet e Majave. Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veç kembenguli dhe vertetoi te kunderten e asaj çfare mendonin "baronet e shkences", qe nje hieroglif, pra nje figure paraqet veç nje germe. Une nuk kam titull shkencor, nuk bej pjese ne asnje staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veç nje vrojtues artilerie ne Luften e Dyte Boterore.
Ai vrojtoi librat qe po digjeshin ne biblioteken e Berlinit dhe mori fjalorin e nje prifti spanjoll, dhe kjo veper e gjetur rastesisht prej tij e ndihmoi ne studimet e mevonshme. Punimet kryesore ne Stonehenge i ka kryer nje kolonel. Edhe ne Giza, ishin xhenieret e Napoleonit qe konstatuan se piramidat fshihnin te dhena te sakta. Une jam ushtarak karriere me graden Major i Logjistikes. Jam hetues me profesion dhe shume kohe e kaloj duke studiuar misteret e lashtesise.
Perse nuk i paraqisni rezultatet e punes suaj, ate çfare pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore perkatese?
Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues te Akademise se Shkencave dhe tek departamenti i fizikes ne Universitetin e Tiranes. Ato jane treguar shume njerezore me mua, por menyra e dorezimit te materialit nuk me pelqeu. Ne nuk kemi nje ligj qe te garantoje pronesine intelektuale, çdo zbulim mund te vidhet para se te botohet. Per ç'kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur nje çmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi per te. Jam duke u perpjekur qe te lidhem me institucionet e interesuara ne Angli e SHBA.
ÇFARE ESHTE STONEHENGE?
Kompleksi megalitik i Stonehenge eshte ndertuar ne Salisbury te Britanise se Madhe, rreth vitit 3200 para Krishtit, ne kohen kur u ngriten dhe piramidat e medha te Egjiptit. Perbehet nga unaza te medha guri dhe ka nje mori vrimash ne terren ne forme rrethore. Nuk eshte ende e qarte per çfare ka sherbyer dhe eshte po kaq e paqarte se si jane zhvendosur dhe pozicionuar gure me peshe dhe madhesi te atille te jashtezakonshme.
Nje pjese e studiuesve mendojne qe eshte ndertuar nga banore antike si nje vend kulti, nje pjese tjeter si nje kalendar gjigant per te mbajtur "shenim" ecjen e muajve, stineve, viteve, te tjere debatojne rreth faktit nese ishte nje observator gjigant astronomik. Termi Stonehenge nga anglishtja perkthehet fjale per fjale "gur i varur". Sot ky vend eshte shnderruar ne nje vend turizmi masiv, si dhe vend pelegrinazhi per ndjekes te feve te reja neopagane.