Ish-trajnerit të Dortmundit dhe Bajernit, Otmar Hicfeld, i vjen keq për situatën në të cilën do të ndodhet kapiteni i Borusias, Mats Humels, në finalen e Kupës së Gjermanisë të shtunën. "Është një barrë e madhe emocionale që do të ketë mbi supe. Është ndeshja e tij e fundit me Dortmundin dhe përballë do të ketë kolegët e tij të ardhshëm", thotë Hicfeld gjatë një interviste për "Sport Bild".
"Por unë e shoh atë të vendosur për të hyrë në fushë dhe fituar këtë ndeshje të fundit që të vijë në Mynih si pushtues i Bajernit", nënvizon më tej "gjenerali". Ish-tekniku ndalet edhe teknikisht te takimi i 21 majit, i cili për të do të jetë spektakolar dhe ai nuk ngurron të vendosë edhe një bast për atë që mund të ndodhë në fushë. Për 67- vjeçarin nuk do të ketë fitues në kohën e rregullt:
"Të dyja skuadrat do të jenë të suksesshme në sulm. Edhe Dortmundi do të shënojë, sepse ofensivisht janë shumë të fortë. Mbrojtjen e Bajernit e shoh disi më të organizuar, por sërish vendos bast për një fitore 3-2 të tyre, por në kohën shtesë".
Humels
Për finalen ka folur për mikrofonat e "Sky" vetë ai që do të jetë protagonisti i mbrëmjes në Olimpiashtadion. Qendërmbrojtë- si i Dortmundit e pranon se do të ketë ndjenja të përziera, por kur e pyesin se si do të ndihet nëse emri i tij do të përfshihet në listën e gjuajtësve të penalltive në rast se finalja do ndahet në barazim, ai thotë:
"Uau, duhet të presim një herë se si do ndihem. Di që në vitin 1984 Lotar Mateus ishte në një situatë të tillë përpara kalimit nga Gladbahu te Bajerni. Ndoshta do kem 20 ton mbi supe".