Mbrëmë, persona të paidentifikuar kanë hedhur 52 fuçi me lëndë helmuese në lumin Mat. Në vendngjarje sot në mëngjes kanë shkuar policia e Kurbinit, ekspertë të Ministrisë së Mjedisit dhe Shëndetit Publik. Policia e Kurbinit ka filluar ndërkohë hetimet për zbulimin e autorëve të ngjarjes në lumin Mat.