Hidhet ne ere nje nga simbolet e nazizmit gjerman
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Dje është hedhur në erë një prej simboleve të nazizmit në Gjermani, me qëllim ndërtimin e një vepre tjetër publike. Godina 76-vjeçare e quajtur “Deutschlandhalle”, është vendi ku Hitleri deklaroi nisjen e luftës dhe e përdori për të joshur popullit gjerman me parada dhe ceremoni gjigante ushtarake. Godina u inaugurua në vitin 1935 për lojërat olimpike nga Hitleri. Ajo mund të mbante brenda deri në 10 mijë persona.