Higgs Nuk e dija qe kisha fituar Nobelin

Higgs: Nuk e dija qe kisha fituar Nobelin

Fituesi i çmimit “Nobel” në fizikë, profesor Peter Higgs, nuk e dinte që kishte fituar këtë çmim, derisa një zonjë e uroi në rrugë, duke i thënë: “Urime për të rejat”. Higgs, i cili nuk ishte në dijeni se çfarë të rejash kishin ndodhur me të, i përgjigjet zonjës duke i thënë: “Çfarë të rejash?”. Komshija e kishte marrë vesh nga vajza e vet, e cila e kishte marrë në telefon për t’i thënë që profesori kishte fituar çmimin Nobel, por vetë Higgs nuk dinte gjë për këtë. Ai kishte qenë për drekë në Edinburgh dhe nuk e kishte marrë telefonin me vete.  Kur Higgs vajti në shtëpi, mësoi më shumë rreth këtij lajmi, nga mesazhet që i kishin ardhur në telefon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama