Himare prishet disko Havana dhe nje objekt 5-katesh

Himare, prishet disko Havana dhe nje objekt 5-katesh

Disko Havana është një nga dy objektet që u prishën të enjten nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në bregdetin e Dhërmiut, krahas një objekti 5-katësh. Aksioni është zhvilluar në kushte normale, i mbështetur edhe nga forcat e policisë së rendit. Disko Havana është një nga objektet e ndërtuara në brezin e plazhit, duke zaptuar një pjesë të konsiderueshme të tij. Ky objekt funksionon prej qershorit të vitit 2006. Ndërkohë, objekti tjetër gjatë aksionit të sotëm,ishte një ndertim 5-katësh. Aksioni i INUK në bregdetin e Himarës nisi të dielën dhe do të vijojë edhe në ditët dhe javët në vazhdim. Sipas drejtuesve të INUK, llogariten të jenë rreth 150 objekte të ndërtuara pa leje dhe që cënojnë standardet mjedisore në këtë vijë bregdetare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama