Hipoteza e re nga Franca Po sikur Cana te qendroje te Nanta?

Hipoteza e re nga Franca: Po sikur Cana të qëndrojë te Nanta?

Euro 2016 ka qenë padyshim pika e kthesës së karrierës për Lorik Canën. Pavarësisht emocioneve për pjesëmarrjen në një aktivitet të pritur gjatë të gjithë karrierës së tij futbollistike, kapiteni i Kombëtares shqiptare e ka kuptuar se nuk është më i domosdoshëm për kuqezinjtë.

Lorik Cana

Vetëm një konferencë për shtyp e ndan atë nga lamtumira ndaj fanellës që e ka mbajtur veshur për 13 vite, pasi Cana ka lënë të kuptohet se e ka marrë vendimin e tij për t'u larguar.

Por përsa i përket karrieres në klub, Euro 2016 mund të shënojë gjithashtu një kthesë të rëndësishme për Canën. Futbollisti po mendonte largimin nga Nanta dhe mundësisht nga Europa, për të provuar ndonjë nga kampionatet aziatike apo MLS-në amerikane.

Canaa2

Megjithatë, "buzzsport.fr" raporton se Cana mund të jetë një nga dy "blerjet e reja" të sezonit për Nantën. Si mbrojtësi shqiptar, ashtu edhe islandezi Kolbein Sigtorson, u vlerësuan si dështimet e sezonit të kaluar te Nanta. Por Europiani ka ndryshuar këtë perceptim dhe presidenti Valdemar Kita, insiston që të mbajë të dy futbollistët.

Sipas portalit francez, në planet e Canës përfshihet edhe dëshira për të punuar me trajnerin e ri të Nantës, Rene Zhirar. Ndaj nuk është çudi që mbrojtësi të ndërrojë mendje dhe të shtyjë me 6 muaj apo një vit largimin nga Europa, me dëshirën që të mbetet përsëri protagonist në futbollin e rëndësishëm, e pse jo, edhe pranë kombëtares kuqezi, në mos në fushë, si pjesë e stafit teknik.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama