Fotoja bardhë e zi, e cila mendohet të jetë shkrepur rreh 30 minuta pas shpërthimit atomik , diku tek 10 kilometra larg epiqendrës së shpërthimit më të fuqishëm të historisë së njerëzimit, tregon se si reja e dendur e tymit është përqendruar sipër qiellit të qytetit japonez që pothuajse u shfaros nga faqja e dheut.
Ky është imazhi i parë i qartë i fotografuar nga toka gjatë shpërthimit atomik të Hiroshimës, ndërsa deri më tani disponoheshin vetëm imazhe të marra nga ajri.