Histori te pabesueshme divorci

Histori te pabesueshme divorci
1. Gruaja ishte shumë e turpshme për të kryer marrëdhënie seksuale pas një viti

Një gjykatë në Tainan pranoi kërkesën për divorc të një burri, i cili pretendonte se e shoqja ishte aq e turpshme, saqë nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale edhe pas një viti. Chen, një mësues 38-vjeçar nga Tainani ishte prezantuar me të shoqen 29-vjeçare, Lin, gjithashtu mësuese, nga një person që merrej me mblesëritë. Pasi çifti u takua për tre muaj, ata u martuan, por gruaja refuzonte të kryente marrëdhënie. Sipas Chen, në natën e parë të martesës, ajo fjeti e veshur me fustan dhe e mbështjellë me jorgan. "Ti je qesharak", iu përgjigj ajo të shoqit, kur ky kërkoi kryerje të marrëdhënieve seksuale. Ajo u rikthye të nesërmen tek e ëma. Lin kishte firmosur një kontratë ku pranonte kryerjen e marrëdhënieve vetëm me qëllim riprodhimi dhe pas kësaj, ajo kërkoi që të flinte veç. Megjithatë, ajo nuk mundi ta zgjaste këmbënguljen e saj, sepse Chen plotësoi kërkesën e divorcit. Lin e kundërshtoi divorcin, duke pretenduar se ajo e kishte refuzuar marrëdhënien natën e parë, sepse ndihej e lodhur, por gjykatësi tha se nuk mund të përdorte të njëjtin justifikim për një vit të tërë martese, duke i dhënë divorcin Chen si dhe duke vendosur që Lin t'i jepte atij një shumë të konsiderueshme parash.


2. Burri përpiqet t'i shohë fytyrën së shoqes pas 30 vjetësh martese

Në 2008-n, në Arabinë Saudite, një grua kërkoi divorcin, sepse burri i saj u përpoq t'i shihte fytyrën pas 30 vjetësh martese. Ai kishte jetuar me të shoqen për 30 vjet me radhë pa i hedhur sytë në fytyrën e saj. Gruaja 50-vjeçare ndiqte traditën e fshatit të saj të lindjes në afërsi të Khamis Mushayt, duke mbajtur fytyrën të mbuluar gjatë gjithë kohës. Një natë, i shoqi ishte bërë kurioz dhe kishte provuar t'i hiqte burkën ndërsa ajo flinte, në mënyrë që t'i shihte fytyrën, por ajo ishte zgjuar.
Pas kësaj, i shoqi i kërkoi falje dhe i premtoi se nuk do ta bënte më kurrë një gjë të tillë, por ajo vendosi të kërkonte ndarjen. Mund të duket e çuditshme, por në Arabinë Saudite, çiftet të tilla të mbështjella nga misteri për njëri-tjetrin nuk janë të pazakonta.


3. Papagalli përsëriste gjatë gjithë kohës "divorc" dhe "ki durim".

Në vitin 2001 një grua kineze filloi procedurat e divorcit pasi papagalli i familjes filloi të zbulonte pasiguritë e të shoqit. Sipas Xinmin Evening Neës, gruaja filloi të dyshonte kur zogu filloi të përsëriste fjalë mesa duket të marra nga bisedat sekrete në telefon të të shoqit me të dashurën, gjatë mungesës së saj në shtëpi. "Divorc", "të dua", "tregohu e duruar" ishin fjalët që zogu filloi të përsëriste gjithë ditën nëpër shtëpi.
Pas fillimit të procedurës së divorcit, gruaja shpresonte se mund ta merrte papagallin në gjyq si dëshmitar, por avokatët i thanë se një gjë e tillë nuk ishte e pranueshme për gjykatën kineze.

4. Burri 81-vjeçar kapet në flagrancë pas 60 vjet martesë.

Një 83-vjeçare gjermane e divorcoi të shoqin pas 60 vjetësh martese, sepse e kapi në flagrancë me të dashurën në ambientet e punës. Georg Meister e kishte takuar të dashurën 30 vjet më të re, në punë. Tradhtia u zbulua pasi ata harruan të mbyllnin perdet teksa ishin në një takimi intim në ambientet e punës. Pas kësaj, e shoqja, Ruth, e dëboi atë nga shtëpia. Gjatë procesit të divorcit, ata thanë se ishin njohur gjatë Luftës së Parë Botërore në Bon dhe kishin lindur e rritur 3 fëmijë së bashku.

5. Gruaja divorcon burrin maniak të pastërtisë

Në prill të 2009-s një grua gjermane divorcoi të shoqin pasi sipas saj, ishte e "tejngopur" me maninë e tij për të pastruar. Gruaja e cila për 15 vjet me radhë pati mundësinë të jetonte me një burrë që lante, pastronte dhe bënte të gjitha punët e shtëpisë, e humbi durimin kur ai vendosi të shembte një faqe të murit sepse ishte bërë pis.

6. Bashkëshortja e kishte gënjyer për moshën 10 vjet më parë

Një grua kineze e mbiquajtur Luo, e cila gënjeu për moshën, u përball me kërkesën e bashkëshortit për divorc pas 10 vjetësh martesë. Ajo kishte qenë 30 vjeçe në momentin kur ishte njohur me të shoqin, por i kishte thënë atij se ishte 24. Në 2007-n, i shoqi kërkoi divorcin pasi kuptoi se ajo kishte gënjyer.


7. Nuk mund të duronte ngrënien e drekës me vjehrrën

Në 2005-n, një grua rumune kërkoi divorcin sepse nuk mundej të duronte faktin e të ngrënit drekë çdo ditë me të vjehrrën. Gruaja 22-vjeçare kishte vetëm 10 muaj e martuar, kur u ankua se jeta e saj ishte kthyer në një makth për shkak të së vjehrrës. Elena T. nga Focsani, në provincën Vrancea , i tha gjykatësit se prania e vjehrrës së saj në vaktin më të rëndësishëm të ditës duke bërë vërejtje po i shkatërronte jetën. Gjykatësi i sugjeroi asaj që, nëse donte të ndahej nga i shoqi, të gjente një arsye tjetër.


8. Burri i këputet zgjatimi i organit seksual gjatë marrëdhënies

Një burrë u divorcua nga e shoqja, pasi zgjatimi që i kishte bërë organit të tij seksual u thye gjatë marrëdhënieve intime me të shoqen. Grigory Toporov, nga jugu i Rusisë, 47 vjeç, kishte vendosur një protezë specifike në organin e tij seksual, sepse nuk arrinte dot të plotësonte pritshmëritë e së shoqes në dhomën e gjumit. Gruaja ngeli e tmerruar pas këtij incidenti dhe pavarësisht premtimeve të të shoqit se ai do ta riparonte sërish organin, dorëzoi në gjykatë kërkesën për ndarje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama