Sipas, The Guardian, reportazhi i shkruar nga gazetari, Guy Laëson dhe i botuar më 31 mars te ketij viti në revistën Rolling Stone, tregon historinë e David Packouz dhe Efraim Diverolit, dy miq rreth të 20-ve, të cilët arritën të siguronin një kontratë 300 milionë dollarëshe me qeverinë amerikane.
Packouz dhe Diveroli u arrestuan nga FBI. Efraim Diveroli, pronari i kompanisë së armëve AEY dhe nënshkruesi i një kontrate 300 milionë dollarëshe municionesh me Pentagonin, është dënuar për tentativën e dërgimit të armëve dhe fishekëve të ndaluar të prodhimit kinez në Afganistan.
Diveroli u dënua nga një gjykatë në Amerikë me katër vjet, por u arrestua përsëri për armëmbajtje pa leje përpara se të niste vuajtjen e dënimit. Këtë kohë, gazetari Laëson përshkruante në reportazhin e tij potencialin kinematografik të personazhit të historisë së tij, duke e cilesuar ate si hero filmi hollivudian.
Emri i Diverolit është i njohur në Shqipëri pikërisht si ai i pronarit të firmës që merrte municionet nga Shqipëria dhe i shiste në Afganistan.