Zona ka qene gjithmone me nje popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjine nga ajo qe sot njihet si zona e laberise dhe duke filluar qe nga shekulli i XV edhe me te ardhur nga zonat e Mirdites dhe Krujes. Me 1431 Himara u perfshi si nje nahije e Sanxhakut te Shqiperise.
Duke filluar qe nga shekulli i XVI, si pasoje e disa kryengritjeve, Himara siguroi nje sere privilegjesh dhe nje lloj autonomie, qe e lejoi te ruante fene dhe flamurin. Fatkeqesisht, mugesa e rrugeve dhe zona malore krijoi veshtiresi ne komunikimin e saj me zonat e brendshme te vendit. Duke shfrytezuar detin ata vendosen lidhje tregtare me Greqine e kryesisht me Korfuzin dhe si pasoje e ketyre lidhjeve sollen ne qytet edhe gjuhen greke.
Duke ruajtur sidoqofte kenget dhe vajet qe gjithmone i thone ne shqip. Ne mars te vitit 1914, nje bregdetas i shkolluar ne Greqi, i quajtur Spiro Spiromilo, shpalli "Autonomine e Himares", nje akt politik i mbeshtetur nga bajonetat e ushtrise greke qe kishte zbarkuar atje. Por kjo autonomi u kundershtua dhe nuk u njoh kurre nga forcat nacionaliste vendase. Qe me 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavaresise dhe kishte derguar perfaqesine e saj ne Vlore.