Për më tepër, gruaja është shtatzanë prej pesë muajsh me të riun që mund të ishte fare mirë djali i saj. “E dinim se çfarë po bënim që në fillim, ndryshe nuk do të kishi zgjedhur të vazhdonim. Bërja publike e historisë kishte një domethënie të madhe për të dy, edhe pse e kuptojmë që shumë njerëz nuk e mendojnë si të mundur. Megjithatë, ata që skandalizohen gjejnë tek marrëdhënia jonë vetëm një valvul për të shkarkuar tensionet e tyre”, u shpreh Renata për “Ëelt”.
“Çfarë më pëlqen tek ai? Fakti që arrin të marrë çdo impenjim seriozisht, ashtu si një i rritur. Është në gjendje të jetë vetvetja në të gjithë aspektet dhe ndonjëherë ngjan më i pjekur edhe se vetë moshatarët e mi”, shtoi 42-vjeçarja, e cila pas lindjes së fëmijës mund të përballet me pothuajse dy vjet burgim për marrëdhëniet e saj që thyen të gjitha tabutë.