Historia e hundes se Pinokut eshte e vertete?

Historia e hundes se Pinokut eshte e vertete?
Gënjeshtra nuk ta rrit hundën siç ndodhte me të vërtetë me Pinokun, por artikulimi i një gënjeshtre e rrit temperaturën saj duke e nxehur  Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe hundën e madhe. Pikërisht kështu! Gënjeshtra vërtetë nuk do tua rrisë hundën, siç ndodh me Pinokun në përrallë, por me siguri, dhe kjo është e provuar në mënyrë shkencore, do ta rrisë temperaturën në zonën e hundës dhe rreth saj duke vërtetuar kështu se hunda vërtetë reagon pas një gënjeshtre.

Ky fakt është vërtetuar nga shkencëtarë të Universitetit të Granadës, në sajë të disa eksperimenteve të zhvilluara me teknikën e termografisë, e aplikuar edhe në hulumtimet psikologjike. Termografia është një teknikë përmes të cilës paraqitet temperatura e një pjese të caktuar të trupit përmes ngjyrave të ndryshme në një grafik, duke nxjerrë në pah zonën me temperaturë më të lartë.

Kjo teknikë, në momentin që u aplikua mbi disa subjekte të cilat u bënë pjesë e eksperimentit, pikërisht kur ata artikulonin një gënjeshtër, tregoi se pjesa e hundës dhe zona rreth saj pësonte një rritje të menjëhershme të temperaturës, çka tregohet me ngjyrë të kuqe në grafik. Ja pra, pse hunda merr flakë kur gënjejmë; mitet dhe përrallat bazohen gjithmonë në diçka reale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama