Historia e njeriut te pare qe triumfon ndaj Aids

Historia e njeriut te pare qe triumfon ndaj Aids
Timothy Ray Brown ka hyrë në historinë e njerëzimit si personi i parë që ka mundur të truimfojë në betejenë me HIV/AIDS. Deri më tani, që nga viti 1981 kur është zbuluar sëmundja, askush nuk ka mundur që të triumfojë ndaj saj. Brown është një amerikan 45-vjeçar me origjinë nga San Françisko, që jeton në Berlin. Beteja e tij ndaj Aids është me të vëretë unike dhe vështirë se mund të përdoret nga personat e tjerë të prekur nga ky virus. Për të mposhtur sëmundjen, ai ka bërë transplant të palcës së kockave.

45-vjeçari e zbuloi se ishte i prekur nga Aids në vitin 1995, ndërsa historia e tij u bë edhe më tragjike në vitin 2006, duke qenë se zbuloi që ishte edhe me leuçemi. Për fatin e tij, me ndërhyrjen që kreu në Berlin, arriti që të mposhte edhe Aids-in edhe sëmundjen e leuçemisë. Që nga viti 1981, kur u zbulua për herë të parë HIV/AIDS, kanë vdekur 30 milionë persona. Vlerësohet se rreth 2 milionë persona vdesin në vit nga ky virus. Deri më tani nuk është gjendur ende asnjë kurë për shpëtimin e të prekurve nga ky virus.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama