Gjatë shqyrtimit të kërkesës, pretendimet e Tabaj se ishte në shënjestër për shkak të pikëpamjeve politike u rrëzuan. Gjykata tha se artikulli i gazetës që familja kishte paraqitur – në të cilën thuhej se ishte qëlluar në këmbë nga vrasës sekret – ishte një artikull “mashtrues” që ishte botuar në gazetat shqiptare.
Tabaj pretendon se në vitin 2000 atij i është bërë një atentat kur punonte për një gazetë në Shqipëri bashkë me dy kolegë të cilët mbetën të vdekur. Pasi atij iu refuzua marrja e statusit të refugjatit, familja e tij, nusja, vajza dhe dy binjakët e lindur në Kanada u kthyer në Shqipëri. Pas kësaj ngjarje ish deputeti Borys Wrzesneëskij punësojë një avokat i cili bindi gjykatën feredale që të lejojë familjen Tabaj të rikthehet në Kanada. Kjo është një ngjarje jo e zakontë pasi nuk ndodh çdo ditë që një familje e dëbuar të rikthehet.