Historia e shqiptareve pare nga te huajt

Historia e shqiptareve pare nga te huajt
“Historia e Shqiptarëve. Gjendja dhe perspektiva e studimit” (Botimet Përpjekja, Tiranë 2012) është një përmbledhje ligjëratash të historianëve dhe specialistëve të huaj mbi aspekte të historisë së shqiptarëve. Libri që sapo është hedhur në qarkullim, promovohet ditën e martë më 9 tetor, ora 10.00 në sallën e arkeologjisë të Fakultetit të Historisë e Filologjisë.

Marrin pjesë disa nga autorët, historianët Nathalie Clayer, Stephanie Schwandner-Sievers, Oliver Jens Schmitt, Joachim Matzinger që bashkë me të tjerët si Markus Koller, Bernd J. Fischer, Michael Schmidt-Neke, Robert Pichler, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl, Edgar Hösch, krijojnë një vështrim nga jashtë të problematikës në të cilën ndodhen shkencat shqiptare të historisë, me synimin për të krijuar një bazë për diskutime të mëvonshme me studiuesit shqiptarë.

Këto ligjërata janë mbajtur në tubimin që ka organizuar Instituti i Studimeve Shqiptare të Mynihut dhe Instituti i Historisë së Evropës Lindore të Universitetit të Vjenës, në dhjetor 2006. Libri u përgatit nga Oliver Jens Schmitt dhe Eva Anne Frantz, shqip u përkthye nga Pandeli Pani dhe Artan Puto.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama