Rroku ishte i dashur me familjen tonё, sidomos me prindёrit e mi. Nuk kisha telefon celular dhe telefonat publikë ishin tё gjithё tё zёnё. Nё stacionin e trenit nuk kishte televizor dhe si pasojё e kёsaj tragjedie treni ekspres u vonua. Dёgjonim vetёm lajmet e njё radio-aparati. Pas njё kohe shumё tё shkurtёr u njoftua edhe rёnia e Kullёs Jugore. Nё atё çast lutesha qё Rroku tё mos ketё shkuar nё punё atё ditё. Bёra pёrpjekje pёr tё marrё vesh nёse ishte nё punё. Pas njё ore mora lidhjen telefonike nё shtёpinё e tij dhe fola me tё shoqen Katrinёn. Menjёherё e pyeta nёse Rroku ishte nё punё?
Po, tha ajo shumё e trishtuar. Rroku mё bёri telefon, tha Katrina, pasi e kishte parё me sytё e tij shembjen e Kullёs Veriore. Ai iishte ndodhur nё katin mё tё lartё tё Kullёs Jugore e cila akoma nuk ishte shembur. Kishte biseduar me Katrinёn nё telefon dhe i kishte treguar pёr rёnien e kullёs sё parё. I kishte treguar nё telefon pёr tmerrin qё po shikonte me sytё e tij. Bile fjalёt e fundit tё Rrok Camaj nё atё bisedё tragjike ishin: “Nuk e di se çka po ndodh, por tё lutem qetësoi fёmijёt dhe mos u bёj panik”. Prej atij momenti e deri mё sot, pas 9 vjetёsh nuk ёshtё gjetur asnjё shenjё pёr Rrok Camaj.
E kisha vizituar disa herё atje nё punёn e tij. Isha kurioz pёr guximin e tij. Nё katin e 110-tё kullёs ishte restoranti i famshёm “Dritaret e Botёs“ (Windows of the World). Nga dritaret e atij restoranti luksoz shihej New York-u, bile shumё pjesё tё New Jersy-it deri edhe Kenektikat. Pamjet e New York-ut dhe tё periferive natёn ishin edhe mё tё bukura. Atje solla shumё vizitorё shqiptarё dhe tё huaj, bile edhe piktorin Gjelosh Gjokaj. U mahnit nga madhёshtia e kёsaj Qendre Botёrore, por tё nesёrmen nё mёngjez mё tha se e kishte parё ёndrra tё tmerrshme qё ishin pasojё e atyre lartёsive qiellore. Ne ishim ulur nё restorant, ndёrsa Rroku lёvizte poshtё e lartё prej katit tё 110-tё, deri nё fund, nё kabinёn e tij i lidhur me rrypa. Bёnte ekzibicione thuajse se lunte rolin e “King Kong-ut” nё ato kulla.
Ai tregonte pёr ndryshimet atmosferike nё hapёsirat e kёtyre kullave. Disa herё kishte vёnё re se nё pullazin e kёtyre kullave binte borё, ndёrsa nё tokё binte shi. Rrok Camaj ishte aktori kryesor i kёsaj Qendre Botёrore. Pёr punёn e tij tё guximshme kishin shkruar tё gjitha gazetat e mёdha tё Amerikёs dhe tё shumё vendeve tё tjera. Shumё rrjete televizive amerikane dhe botёrore kishin transmetuar emisione tё posaçme pёr punёn e tij tepёr tё guximshme. Edhe korrespondenti i gazetёs “Rilindja” tё Kosovёs, Maksut Shehu kishte botuar 30 e sa vjet mё parё njё seri shkrimesh pёr Rrok Camaj dhe punёn e tij.
Siç dukej Rroku kishte rёnё nё dashuri me kёtё punё. Pagesa ishte normale, jo diçka e jashtëzakonshme. Ai vazhdoi punёn pa asnjё shqetёsim deri mё 26 Shkurt tё vitit 1993 kur terroristёt sulmuan pёr herё tё parё kёtё qendёr botёrore. Gjatё sulmit tё parё Rroku ishte nё katin e 110-tё,dhe i kishte pёrjetuar rёndё dridhjet e tmerrshme nga shpёrthimi i eksplozivit nё themelet e kullёs binjake. Si pasojё kishin humbur jetёn 6 veta dhe ishin plagosur 1042 tё tjerё. Ajo ditё ishte shumё e tmerrshme sidomos pёr New York-un. Rrok Camaj tregonte hollёsi tё ndryshme pёr atё sulm dhe dridhjet e mёdha tё dy kullave binjake.
Tё gjithё anshensorёt ishin ndaluar. Dhjetra mijёra njerёz zbrisnin poshtё nёpёr shkallë. Natyrisht, ishin tё trishtuar tregonte Rroku por nuk kishin pёsuar aq shumё. Sulmi i parё terrorist i vitit 1993 ishte njё paralajmёrim pёr Amerikёn. Si shok dhe njeri tё familjes kam biseduar dhjetra herё me Rrokun pёr kёtё çёshtje. Unё kisha frikё dhe dyshim se ata mund t’i sulmojnё pёrsёri ato kulla, qё ishin simbol i vёrtetё i fuqisё ekonomike amerikane. Terroristёt i kishin vёnё nё shenjestёr pёr t’i rrёnuar. Njё fjalё e urtё popullore shqiptare thotё: ”Lisin e madh e godasin mё shumё stuhi”.
Por Rroku nuk kishte frikё, sepse ata nuk kishin bёrё asnjё pёrpjekje tjetёr terroriste deri mё 11 Shtator 2001. Rrok Camaj kishte lindur nё njё familje tё njohur tё fisit tё Hotit. Sot e kёsaj dite flitet me respekt pёr gjyshin e tyre Gjekё Marash Ujk Ivanin. Ai ishte dalluar nё luftёra pёr lirinё e vendit. Bijёt e kёsaj familjeje kudo kanё shkuar i kanё sjellur nder e respekt vendit tё vet. Rrok Camaj me punёn e tij tё guximshme dhe tragjedinё personale e ka nderuar kombin shqiptar.
Por disa dhunti natyrore ndoshta e kishte trashёguar nga dajat e tij. Guximin pёr tё lundruar nё lartёsitё qiellore tё pafund e kishte trashёguar nga daja i tij Nikё Pjetri, i cili kishte kaluar dhjetra herё nёpёr vija tё rrezikshme nёpёr shkёmbinjtё rreth Cemit. Ai e ndjente veten shumё tё lumtur nё aeroplan, bile edhe nё fluturimet e gjata nga Evropa nё Amerikё. Kёshtu ёshtё edhe Pjetri, vёllau i madh i tё ndjerit Rrok. Nё moshё tё re Pjetёr Noshi filloi tё ushtronte parashutizmin.
Tragjedia e Rrok Camaj e tronditi familjen dhe farefisin. Pas disa orёsh dёgjova pёr tragjedinё e Mon Gjonbalaj dhe tё Simon Dedvukaj.
Shqiptarёt janё gjetur pranё amerikanёve nё shumё luftëra dhe tragjedi, bile edhe nё fundosjen e anijes Titanik nё Prill tё vitit 1912. Nё atё anije kishte ndodhur njё shqiptar nga Shestani. Ai jetoi deri para disa vjetёsh dhe tregonte shumё pёr tragjedinё e fundosjes tё anijes Titanik. Ai kishte qenё me fat sepse kishte shpёtuar. Shumё shqiptaro-amerikanё janё vrarё nё Luftёn e Parё dhe nё Luftёn e Dytё Botёrore. Shqiptaro-amerikanёt janё vrarё nё Luftёn e Koresё dhe nё Luftёn e Vietnamit, bile edhe nё Luftёn e Irakut. Pas 11 shtatorit ata qё u vranё nё Qendrёn Botёrore tё Tregtisё u cilёsuan si dёshmorё tё lirisё dhe demokracisё amerikane.
Pas disa vjetёsh amerikanёt e lartёsuan sakrificёn e tyre, bile e cilёsojnё heroizёm. Ashtu shkruante njё vit mё parё nё tabelat ku ishin shёnuar emrat e tyre. Sulmi dhe tragjedia e 11 shtatorit ёshtё shёnuar si dita mё tragjike nё historinё e Shteteve tё Bashkuara. Ne qё jetojmё nё New York e kemi parё dhe pёrjetuar mё mirё se kushdo tjetёr. Qendra finaciare e New York-ut kishte pamje tjetёr. New York-u pa kullat binjake dukej si Parisi pa Kullёn Eiffel, Kina pa Murin e Madh ose Egjipti pa Piramidat. Ditё e natё me radhё digjej zemra e New York-ut. Nuk shihej kurrgjё tjetёr vetёm tym i zi, thua se kishte rёnё bomba atomike.
Dhimbje, gjёmё e lot kudo. Nё kёtё dhimbje tё madhe u pёrfshinё edhe tri familje shqiptaro-amerikane. Kaluan ditё, javё e muaj dhe pёr fatin e tyre tragjik duk dihej gjё. Nё atё kohё kisha dy orё transmetim nё javё nё gjuhёn shqipe dhe tёrё kohёn ua kushtova Rrokut, Monit dhe Simonit tё humbur njё herё e pёrgjithmonё. Nga Moni e Simoni mё vonё u gjetёn disa copa eshtrash, por nga Rroku sot e kёsaj dite nuk u gjet as shenjë mё e vogёl. Pёr Rrokun u tha vetёm njё meshё, ndёrsa pёr Monin e Simonin u bёnё mё shumё ceremoni, sepse u gjetёn shenjat e tyre. Ceremoninё e varrimit tё Monit e bёnё nё Vuthaj, ndёrsa tё Simonit kёtu nё New York. Prindёrit i ndёrtuan Simonit varrin qё ёshtё njё monument i vёrtetё shqiptaro-amerikan. Tё gjithё ata qё dhanё jetёn me 11 shtator nderohen nё mёnyrё tё veçantё nga populli dhe qeveria amerikane. Pёr çdo vit nё ceremoninё e 11 shtatorit lexohet emri tyre dhe kjo ceremoni transmetohet drejtpёrsёdrejti nga tё gjitha kanalet radio-televizive. Nё Monumentin e Lirisё qё do tё pёrurohet me 11 shtator vitin e ardhshёm do tё skalitet edhe emri i kёtyre tre shqiptaro-amerikanёve. Tragjedia e tyre ёshtё dёshmi e madhe e lidhjeve tё shqiptarёve me Shtetet e Bashkuara.
Shqiptarёt janё pranё amerikanёve nё liri, nё luftё dhe nё tragjedinё mё tё madhe siç ishte 11 shtatori. Pallatet e monumentet do tё rindёrtohen edhe mё tё bukura seç ishin mё pёrpara. Kullat do tё harrohen. Por ata qё humbёn jetёn, nuk zёvendёsohen dhe nuk harrohen kurrё.
Amerikanёt e shёnuan dukshёm 9-vjetorin e tragjedisё sё 11 shtatorit. Por pёrgatitjet e mёdha kanё filluar qysh tani pёr 10-vjetorin e kёsaj tragjedie historike. Do tё ishte nё nderin dhe dinjitetin e popullit shqiptar qё me rastin e 10-vjetorit tё rёnies tё kёtyre tre shqiptaro-amerikanёve tё pёrkujtohen me respekt. Pёr familjet dhe farefisin vdekja e tyre ishte tragjedi, dhimbje qё nuk do tё shёrohet kurrё. Ndёrsa pёr popullin shqiptar ёshtё krenari sepse ata u gjetёn krah pёr krah me bijёt dhe bijat mё fisnike tё Amerikёs. Ata humbёn jetёn nё krye tё detyrёs. Qeveria dhe diplomacia amerikane e nderoi nё mёnyrё tё posaçme vdekjen e tyre, sepse tё gjithё familjarёve u dha viza pёr tё ardhur nё Amerikё pёr tё marrё pjesё nё dhimbjet familjare dhe nё ceremonitё e mortit. Emri i Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj do tё shёnohen me gёrma tё arta nё Monumentin e Lirisё nё Qendrёn Botёrore tё New York-ut.Vendi i quajtur Rrafsh me Tokёn (Grand Zero) ёshtё pёr ditё e mё i nderuar.
Ështё i shenjtё sepse aty humbёn jetёn gjithё ata njerez tё pafajshёm. Nё Amerikёn 300 milionёsh, 3000 tё vrarё, 3 shqiptarё, janё dёshmorё, dhe tё tre janё malёsorё.Mё 11 shtator 2011 ёshtё viti jubilar i kёsaj tragjdie. Lusim dhe shpresojmё qё tё gjithё sё bashku t’i nderojmё ashtu siç ka hije. Shpresojmё qё edhe dy shtetet shqiptare dhe pёrfaqёsitё e tjera do tё angazhohen pёr nderimin e tyre.