Historia e shqiptarit vdes pak pasi behet qytetar amerikan

Historia e shqiptarit, vdes pak pasi behet qytetar amerikan
Autoritete amerikane i kanë plotësuar dëshirën një shqiptari 78- vjeçar për të marrë nënshtetësinë amerikane, pak para se ai të ndahej nga jeta.Ceremonia është zhvilluar në qendren mjekësore St. Vincent ku 78- vjeçari, Neki Seferi, qëndronte i sëmurë rëndë. Dëshira më e madhe e tij kishte qenë të bëhej një qytetarë amerikanë, ndërsa e gjithë familja e tij tashmë e kishte fituar të drejtën, përfshirë edhe bashkëshorten.

Për shkak të pasigurisë për gjendjen e tij shëndetësorë, ai nuk mundi të merrte pjesë në një ceremoni zyrtare të marrjes së shtetësisë, por për habinë e tij, dy zyrtarë amerikanë erdhën tek ai, tha nipi i tij, Ervin Seferi. Ashtu siç ishte, i sëmurë rëndë, ai tha “Po”, duke bërë betimin si një qytetarë amerikan tashmë. Avokatja e familjes shqiptare, Sharma Ashwin tha se ishte e jashtëzakonshme të shihje gëzimin e tij në fytyrë. Pas shumë përpjekjeve, Neki Seferi kishte hequr dorë, edhe për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij. Seferi ka lindur në një fshat në rrethin e Durrësit, në vitin 1933.

Ai ka punuar si shitës në një treg fshatarësh, duke ndjekur në të njëjtën kohë për dy vite një shkollë nate. Seferi kishte dalë në pension në vitin 1990. Në vitin 2005, ai dhe gruaja e tij, Nurija, janë bashkuar me anëtarët e tjerë të familjes të cilët kishin emigruar në Jacksonville me anë të lotarisë amerikane. Bashkëshortja e tij ishte pajisur me pasaportë disa vite më parë, ndërsa për 78- vjeçarin procesi ishte shtyrë për shkak të hetimeve më të thella, në një kohë kur kemi rritje të terrorizmit global kjo është normale, tha avokatja e tij.

“Ai kishte udhëtuar shumë gjatë jetës së tij, por vendi më i mirë që kishte parë ndonjëherë  ishte Amerika”- tha nipi i tij Ervin Seferi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama