Historia e vecante i propozoi te dashures martese cdo dite per 1 vit

Historia e vecante, i propozoi te dashures martese cdo dite per 1 vit

Shumica e personave pëlqejnë të dëgjojnë propozime të bukura dashurie. “Si e bëri propozimin” është pyetja e menjëherëshme që njerëzit u bëjnë personave të sapo fejuar. Mesa duket Dean Smith bëri të mundur që e fejuara e tij Jennifer të ketë një histori të mrekullueshme për të treguar.

Ai kishte vendosur se donte të martohej me dashurën e tij rreth një viti më parë dhe ka filmuar veten e tij duke I propozuar asaj për 365 ditë, duke mbajtur një pankartë në të cilën shkruhej “Dëshiron të martohesh me mua Jennifer”. Këtë pankartë ai e ka mbajtur edhe gjatë veprimeve të ndryshme të jetës së përditshme si për shembull kur lante dhëmbët apo kur hante në rastorant nën tingujt e këngës së Bruno Mars, “Marry You”.

Disa prej jush mund të thonë se atij ju desh një vit përpara se t’I propozonte dhe ti tregonte këtë video, megjithatë ajo çka vlen të theksohet është se Smith u përkujdes për një vit  që bashkëshortja e tij e ardhshme të thoshte “po”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama