Historia e vogelushes se lindur me hunde kllouni

Historia e vogelushes se lindur me hunde 'kllouni'
Një vajzë në Britani ka lindur me një tipar shumë të veçantë fizik, “hundën e kllounit” kjo nuk është një mënyrë e të shprehurit por është ajo çfarë shihet: Një hundë rrumbullake e kuqe. kishte vetëm një ditë që kishte lindur kur prindërit e saj Zara dhe Tom, panë një nishan të vogël të kuq në hundën e saj. Me kalimin e muajve nishani filloi të rritej aq sa i mbuloi të gjithë hundën duke e bërë që të dukej si një hundë klouni.

Mjekët e diagnostikuan vogëlushen me një tumor benjin, por nuk mund të bënin asnjë ndërhyrje për të përmirësuar gjendjen. Mamaja e Konit, Zara tmerrohej kur vogëlushja e saj vetëm 3 vjeç detyrohej të përballej me komente trallise në lidhje me hundën e saj.

Pas disa vitesh kërkime prindërit e Konit arritën të gjenin një mjekë i cili mund të kryente një operacion të suksesshëm. “Para operacionit Koni ishte një vajzë shumë r turpshme dhe kur njerëzit bënin komente ajo vetëm ulte kokën për tu fshehur. Edhe rrugës për në klinikën ku do të operohej më është dashur ta fsheh nga komentet e njerëzve të pa takt.

Pas operacionit Konit i ka mbetur vetëm një shenjë e vogël në hundë, e cila do të zhduket gradualisht. Koni është shumë e lumtur sepse pas pak është dita e saj e parë e shkollës dhe do të mund ta shijojë pa patur frikë nga njerëzit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama