Historia ne monedhen kombetare ekspozite per 100-vjetor ne Vlore

Historia ne monedhen kombetare, ekspozite per 100-vjetor ne Vlore
“100 vjet Pavarësi: Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare” ka qenë sllogani i ekspozitës që u çel në ambientet e Muzeut të Pavarësisë në qytetin e Vlorës.Në këtë ekspozitë të lëvizshme, të organizuar me rastin e festimeve të Pavarësisë, ka marrë pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore Ardian Fullani i shoqëruar nga kreu i bashkisë së vlorës Shpëtim Gjika dhe deputeti Arben Malaj.

Ekspozita trajton historinë e monedhës dhe kartëmonedhës kombëtare, që sipas Fullanit pasqyron njëkohësisht edhe zhvillimin e Bankës Qëndrore në Shqipëri, nga përpjekjet e para për krijimin e saj deri në ditët e sotme.

Nëpërmjet organizmit të kësaj ekspozite, Banka e Shqipërisë synon të shpalosë vlerat historike dhe kulturore të monedhës dhe kartëmonedhës shqiptare të prodhuar ndër vite. Suprizë e kësaj ekspozite përveç setit të monedhave të vjetra ka qenë dhe seti i monedhave numizmatike që Banka e Shqipërisë ka emetuar me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Kjo është ekspozita e shtatë e lëvizshme që zhvillohet në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Ekspozita e tjera janë zhvilluar në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës dhe sot në qytetin e e Vlorës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama