Ai u arrestua në vitin 1996, por sipas ligjeve belge, ai mund të lirohet pasi ka kryer 15 vite burg, në rast se nuk konsiderohet më i rrezikshëm. Marc thotë se ai nuk është më i rrezikshëm, por nëna e tij tha për revistën “Le Soir” “se jam e sigurt se ai do ia nisë sërish”. “Marc nuk është gati që të lirohet nga burgu, për shkak se ai akoma do që t’ia atribuojë krimet e tij të tjerëve. Ai është një kriminel përsëritës në shpirt, ai e ka provuar këtë gjatë gjithë jetës së tij”.
Revista “Le Soir” publikohet të mërkurën, por tani doli të hënën, pikërisht në ditën kur gjykata do marrë vendim. Rasti Dutroux ka zemërim Belgjikën, jo vetëm për shkak të natyrës së krimeve, por edhe paaftësisë së policisë. Ata e kanë vizituar shtëpinë ku Dutroux po mbante të fshehura dy viktima tetë vjeç, por nuk i gjeti. Më vonë vajzat u gjetën të vdekura nga uria. Dutroux u arrestua në vitin 1996, por verdikti u dha në vitin 2004.
Viktimat e tij
Julie Lejeune, 8, vdiq nga uria
Melissa Russo, 8, vdiq nga uria
An Marchal, 17, e varrosur në kopsht
Eefje Lambrecks, 19, e varrosur në kopsht
Sabine Dardenne, 12 – mbijetoi
Laetitia Delhez, 14 – mbijetoi