Historiani i njohur Kristo Frasheri behet Nderi i Kombit

Historiani i njohur Kristo Frashëri bëhet
Vetë historiani u shpreh i prekur nga ky vlerësim e tha se do të vijonte të punonte me sa fuqi kishte për të realizuar projektet e tij. Ai tha se kishte ardhur në Tiranë në kohën e kandilit e ishte i lumtur që po jetonte kohën e internetit.

Prof.Dr. Kristo Frashëri njihet si një ndër emrat më potentë të historiografisë shqiptare, pjesëtar i një brezi që themeluan historiografinë e pasviteve të çlirimit dhe ndër të rrallët e tij brezi që është akoma në jetë e aktiv.

Pas ‘90-ës, emri i tij nisi të zbehej, por vetëm pak vite më parë, një grup mediatik në Tiranë e përfshiu Kristo Frashërin në opinionbërësin kryesor të disa çështjeve të mprehta të kombit, ku përfshihej e kaluara historike së bashku me komponentë delikatë si feja dhe identiteti, e që atëherë ai u shndërrua vërtet në një figurë mediatike.

Dhe e gjithë kjo kulmoi dje me dhënien e titullit "Nderi i Kombit" nga ana e kreut të shtetit. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave në prani të shumë personaliteteve të artit, kulturës e mendimit shqiptar.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama