Mbërritja e ambasadorit
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Arvizu e ka vënë theksin në marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Ai theksoi se ndihet krenar që do të përfaqësojë diplomacinë amerikane në Shqipëri dhe është shprehur mirënjohës që Presidenti Obama i ka ngarkuar këtë detyrë të rëndësishme. “Shpresoj që të eci në hapat e ish-ambasadorit John Withers” theksoi Arvizu dhe shtoi se shpreson që Shqipëria të vazhdojë në hapat e saj të integrimit. Më tej ambasadori Arvizu theksoi se shpreson se gjatë mandatit të tij si ambasador në Shqipëri të njohë më mirë vendin tonë duke shtuar se e njeh mirë afërsinë që populli shqiptar ka me SHBA-në.
Njohja e Arvizu me Shqipërinë
Para katër muajsh Ambasadori i SHBA-së në fjalën që mbajti në Komisionin e Jashtëm, të Senatit Amerikan. Ai tha se në Shqipëri ende mbetet shumë për të bërë. Si aleate e NATO-s, tha ai, vendi duhet t’u përmbahet parimeve më të larta të aleancës. Ai i bëri thirrje Shqipërisë të tregojë respekt për sundimin e ligjit dhe për institucionet e pavarura. Korrupsioni, tha ai, vazhdon të jetë i lartë. Herë pas here, theksoi Arvizu, duket sikur klasa politike është më e interesuar për rivalitetet brenda saj se sa për mirëqenien e vendit dhe të qytetarëve të zakonshëm. Për një periudhë të shkurtër para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, tha Arvizu, u bëmë dëshmitarë të një fryme bashkëpunimi mes partive por që nuk zgjati shumë. “Vëzhguesit objektivë ndërkombëtarë i vlerësuan këto zgjedhje si të tilla që përgjithësisht pasqyronin vullnetin e popullit shqiptar”. “Për fat të keq, -tha ai-, Shqipëria mbetet e mbërthyer në trashëgiminë e politikës ku ka vetëm të fituar ose vetëm të humbur dhe ku ka një mosbesim të thellë mes shumicës dhe opozitës. Ai i bëri thirrje dy palëve që të angazhohen në një dialog konstruktiv. Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara kanë një ndikim të konsiderueshëm në Shqipëri.
Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, ai është drejtor i zyrës së zhvillimit të karrierës dhe pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit. Më parë ka qenë zv/Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit. Ai ka qenë gjithashtu Zëvendës Shef Misioni në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka punuar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Zoti Arvizu ka lindur në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe është rritur në Kolorado. Ai ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin Georgetown.
Ambasadori
“Shpresoj që të ecë në hapat e ish-ambasadorit John Withers” theksoi Arvizu dhe shtoi se shpreson që Shqipëria të vazhdojë në hapat e saj të integrimit. Më tej ambasadori Arvizu theksoi se shpreson se gjatë mandatit të tij si ambasador në Shqipëri të njohë më mirë vendin tonë duke shtuar se e njeh mirë afërsinë që populli shqiptar ka me SHBA-në.
Barack Obama
“Jam mirënjohës që këta individë impresionues (u referohet edhe ambasadorëve të tjerë) kanë pranuar të përfshihen në administratën time. Jam i sigurt se ata do të shërbejnë më aftësi në rolet e tyre të reja dhe shpreh kënaqësinë të punoj me ta gjatë muajve dhe viteve në vazhdim”, deklaroi President Obama.
SHBA-SHQIPËRI
SHBA është aleati më i rëndësishëm në botë, duke pasur marrëdhënie mjaft të mira me Shqipërinë. Gjatë gjithë historisë së dy shekujve të fundit, SHBA ka qenë avokat i vendit tonë në kushtet kur ka qenë i rrezikuar. Presidenti Wilson që në dy dekadat e fillimit të shekullit XX ka vënë veton për çështjen shqiptare. Edhe pse SHBA e njihte mirë historinë e vendit tonë, marrëdhëniet diplomatike kanë filluar në vitin 1922.
ALEXANDER ARMANDO ARVIZU
Posti që mbante deri tani:
Drejtor i Karrierës për Nivelin e Hyrjes – Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimet
( HR/CDA/EL) Burimet Njerëzore/ Zhvillimi i Karrierës dhe Emërimeve) Byroja e Burimeve Njerëzore
VEND BANIMI LIGJOR
Virxhinia
GRADA QË KA NË SHËRBIMIN E JASHTËM
Ministër Këshilltar
ADRESA ZYRTARE
Departamenti Amerikan i Shtetit
Washington, DC
DATA E LINDJES:
15 Mars 1958
VENDLINDJA:
Kampi Ushtarak Amerikan Drew ( U.S. Army Camp Dreë)
Prefektura Gumma, Japoni
GJENDJA CIVILE:
I martuar
EMRI I BASHKËSHORTES:
Anne Florence Cunningham
EMRAT E FËMIJVE:
Yukiko, Hailey Arvizu
ARSIMI:
Universiteti Georgetoën, 1976 – 1980, i diplomuar në fushën e shkencave në Shërbimin e Jashtëm
Universiteti Doshisha, student në kuadrin e programit të shkëmbimeve 1978 – 1979
Kyoto, Japoni ( program një vjeçar jashtë vendit për të rinj, i padiplomuar) 1980
SHERBIMI USHTARAK:
Nuk ka kryer
GJUHET E HUAJA:
Japonisht ( njohuri pune profesionale)
Koreançe ( njohuri pune profesionale)
Tajlandisht( njohuri të kufizuara profesionale)
Khmere ( njohuri të kufizuara profesionale)
PËRVOJA:
Nga viti 2009 deri tani
Drejtor i Zhvillimit të Karrierës dhe Emërimeve të Nivelit të Hyrjes
( HR/CDA/SL) Byroja e Burimeve Njerëzore
2007 – 2009
Zëvendës Ndihmës Sekretar, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit
2004 – 2007
Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Bankok, Tailandë
2003 – 2004
Anëtar i Seminarit të Lartë, Instituti i Shërbimit të Huaj
2000 – 2003
Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve në Pnom Pen, Kamboxhia
1999 – 2000
Student i gjuhës khmere, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1998 – 1999
Drejtor i Çështjeve Aziatike, Këshilli i Sigurimit Kombëtar
1997 – 1998
Zëvendës Drejtor, Byroja e Çështjeve Japoneze
1996 – 1997
Ndihmës Special, Byroja e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit
1994 – 1996
Referent, Byroja e Çështjeve Japoneze
1991 – 1994
Sekretar i Parë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Bankok, Tailandë
1990 – 1991
Student i Gjuhës Tajlandeze, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1988 – 1990
Pjesëtar i Stafit, pjesëtar i Stafit të Sekretariatit dhe Stafit të Ekzekutivit
1985 – 1988
Sekretar i Dytë/ Nëpunës Politik, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1983 – 1985
Zëvendës Konsull, Konsullata e Përgjithshme Amerikane në Osaka – Kobe, Japoni
1982 – 1983
Zëvendës Konsull, Ambasada Amerikane në Seul, Kore
1981 – 1982
Punonjës i Drejtorisë së Nivelit të Hyrjes, Trainimit Funksional dhe Orientues, Instituti i Shërbimit të Huaj, Arlington, VA
1980 – 1981
Ministria Japoneze e Arsimit, Seksioni i Programit Mësimdhënës të Anglishtes ( paraardhësi i Programit Mësimdhënës Japonisht – Anglisht)
Vlerësime/Medalje
Shpërblim me pagë për performancë të Lartë në Shërbimin e Jashtëm
Medalje e Lartë Nderi
Medalje Nderi për Merita ( në grup) 1991
Nga ambasadori Grant-Smith deri të Alexandre Arvizu
Ja kush 13 ambasadorët amerikanë në Tiranë
Nga Ulysses Grant-Smith te Alexander Arvizu
SHBA është aleati më i rëndësishëm në botë, duke pasur marrëdhënie mjaft të mira me Shqipërinë. Gjatë gjithë historisë së dy shekujve të fundit, SHBA ka qenë avokat i vendit tonë në kushtet kur ka qenë i rrezikuar. Presidenti Wilson që në dy dekadat e fillimit të shekullit XX ka vënë veton për çështjen shqiptare. Edhe pse SHBA e njihte mirë historinë e vendit tonë, marrëdhëniet diplomatike kanë filluar në vitin 1922. Këto marrëdhënie u mbajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore për tu mos u arritur më deri në rënien e Komunizmit. Gjatë kohës që vendin e ka qeverisur Enver Hoxha, “SHBA ishte një tigër prej letre” duke mos pasur ambasadorë në vendet respektive. Me rrëzimin e regjimit totalitar, SHBA cakton ambasadorin e saj në Shqipëri. Prej atij viti marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë ardhur duke u forcuar për të krijuar një bashkëpunim mes tyre. Kulmi i këtyre marrëdhënieve ka arritur në vitin 2008 kur SHBA vendosi që Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s. Aktualisht marrëdhëniet mes tyre janë të mira edhe pse ambasadori Withers ka pasur disa kritika kundrejt vendit tonë lidhur me çështje të caktuara.
1. Emri: Ulysses Grant-Smith
Shteti i Rezidencës: Pensilvania
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Title: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 22 Shtator, 1922
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Dhjetor, 1922
Përfundimi i Misionit: U largua më 8 Shkurt 1925
2. Emri: Charles C. Hart
Shteti i Rezidencës: Rrethi Kolumbia
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 27 Maj, 1925
Prezantimi i letrave kredenciale: 1 Gusht, 1925
Përfundimi i Misionit: Riakredituar kur Shqipëria u shpall një mbretëri;
Prezantoi letra të reja kredenciale: 13 Dhjetor, 1928;
La postin: 12 Dhjetor 1929
Shënim: I autorizuar gjatë një ndërprerje të punimeve të Senatit; I riautorizuar mbas konfirmimit më 17 dhjetor, 1925
3. Emri: Herman Bernstein
Shteti i rezidencës: Nju Jork
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 17 Shkurt, 1930
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Prill, 1930
Përfundimi i Misionit: U largua më 24 Shtator, 1933
4. Emri: Post Wheeler
Shteti i Rezidencës: Washington
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 26 Gusht, 1933
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Nëntor, 1933
Përfundimi i Misionit: U largua ne 1 Nëntor, 1934
Shënim: I autorizuar gjate një ndërprerjeje të punimeve të Senatit
I riautorizuar mbas konfirmimit më 15 Janar 1934
5. Emri: Hugh G. Grant
Shteti i Rezidencës: Alabama
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 9 Gusht, 1935
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Nëntor, 1935
Përfundimi i Misionit: Forcat Italiane pushtuan Tiranën, 8 Prill, 1939
Shënim: Legata në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator, 1939;
Grant u largua më 27 Shtator, 1939.
6. Emri: William E. Ryerson
Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm
Emëruar: 2 Dhjetor, 1991
Prezantimi i letrave kredenciale: 21 Dhjetor, 1991
Përfundimi i Misionit: U largua ne 13 Tetor, 1994
7. Emri: Joseph E. Lake
Shteti i Rezidencës: Teksas
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm
Emëruar: 5 Korrik, 1994
Prezantimi i letrave kredenciale: 17 Tetor, 1994
Përfundimi i Misionit: U largua ne 15 Mars, 1996
8. Emri: Marisa R. Lino
Shteti i Rezidencës: Oregon
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm
Emëruar: 2 Korrik, 1996
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Shtator, 1996
Përfundimi i Misionit: U largua ne 20 Maj, 1999
9. Emri: Joseph Limprecht
Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm
Emëruar: 7 Korrik, 1999
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Shtator, 1999
Përfundimi i Misionit: Ka vdekur në veri të Shqipërisë, 19 Maj, 2002
10. Emri: James F. Jeffrey
Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm
Emëruar: 3 Tetor, 2002
Prezantimi i letrave kredenciale: 22 Tetor, 2002
Përfundimi i Misionit: U largua ne 2 Maj, 2004
11. Emri: Marcie B. Ries
Shteti i Rezidencës: Distrikti i Kolumbia-s
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm
Emëruar: 18 Tetor, 2004
Prezantimi i letrave kredenciale: 30 Tetor, 2004
12. John Withers II
John L. Withers II u konfirmua nga Senati si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri më 28 qershor 2007. Para marrjes së këtij emërimi, Dr. Withers ka shërbyer nga viti 2003-2005 si Drejtor i Qendrës së Operacioneve në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe, nga viti 2001 -2002, si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Veriore e Qendrore. Nga viti 1997-2000, Ambasadori Withers ka qenë zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Riga, Letoni. Ai ka shërbyer si Ndihmës Special i Zyrës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit nga viti 1993-1996.