Historite e 15 ambasadoreve amerikane ne Tirane

Historite e 15 ambasadoreve amerikane ne Tirane

Gjatë gjithë historisë së dy shekujve të fundit, SHBA ka qenë avokat i vendit tonë në kushtet kur ka qenë i rrezikuar. Presidenti Wilson që në dy dekadat e fillimit të shekullit XX ka vënë veton për çështjen shqiptare. Edhe pse SHBA e njihte mirë historinë e vendit tonë, marrëdhëniet diplomatike kanë filluar në vitin 1922. Këto marrëdhënie u mbajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore për tu mos u arritur më deri në rënien e Komunizmit. Gjatë kohës që vendin e ka qeverisur Enver Hoxha, “SHBA ishte një tigër prej letre” duke mos pasur ambasadorë në vendet respektive. Me rrëzimin e regjimit totalitar, SHBA cakton ambasadorin e saj në Shqipëri. Prej atij viti marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë ardhur duke u forcuar për të krijuar një bashkëpunim mes tyre. Kulmi i këtyre marrëdhënieve ka arritur në vitin 2008 kur SHBA vendosi që Shqipëria të bëhej anëtare e NATO-s.


Marrëdhëniet diplomatike


Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë ad interim dhe i pasuar nga Ambasadori i Sh.B.A. Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991. Në ceremoninë historike në vitin 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti (Udrou) Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.” Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Sh.B.A. që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet Sh.B.A.-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, dhe Shqipëria është bërë një nga aleatet më të palëkundura të Amerikës, sidomos në luftën globale kundër terrorizmit.

Historia e ndërtesës së ambasadës amerikane në Tiranë

Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë është një ndërtesë shumë e bukur italiane e stilit kolonial, ndërtuar në vitet 1920të. Ishte ndërtesa e parë e ndërtuar ndonjëherë nga Departamenti i Shtetit për të shërbyer si Ambasadë. Misioni italian në Tiranë e përdori atë gjatë epokës komuniste kur Sh.B.A. nuk kishin marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Qysh atëherë, ndërtesa është rinovuar dhe tani shërben për zyrat e shumë agjencive të Qeverisë së Sh.B.A. të përfaqësuara në Shqipëri.
Donald Lu, ambasadori i ri amerikan në Tiranë


Donald Lu do të jetë kryediplomati më i ri amerikan në Shqipëri, ndërsa Aleksandër Arvizu do të largohet nga vendi yt për shkak të përfundimit të mandatit të tij 3-vjeçar. Donald Lu aktualisht shërben si ambasador në Nju Delhi, Indi. Lu u bashkua me Shërbimin e Jashtëm Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 dhe ka mbajtur poste në Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistani, Azerbajxhani dhe Uashingtonit. Më parë ai është emëruar Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Nju Delhi, ku ka shërbyer si i ngarkuar me punë dhe Zëvendës Shefi i Misionit për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Azerbajxhan nga 4 korrik 2009 deri në korrik 2010, kur zyra e ambasadorit në Azerbajxhan nuk kishte qenë e plotësuar

Alexander A. Arvizu

Alexander A. Arvizu është një anëtar karriere i Shërbimit të Huaj të Lartë, në nivelin e Këshilltarit Ministër. U betua si Ambasador i SHBA në Shqipëri më 10 nëntor 2010. Hyri në Shërbimin e Huaj në vitin 1981 dhe ka shërbyer në një numër detyrash jashtë dhe brenda vendit të lidhura me politikën e jashtme të SHBA në Azinë Lindore dhe Paqësor.
Përfundimi i Misionit?

John L. Withers II

Shteti i Rezidencës: Maryland
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 28 Korrik, 2007
Prezantimi i letrave kredenciale: 25 Gusht 2007
Përfundimi i Misionit: U largua 18 Gusht, 2010
 
Marcie B. Ries

Shteti i Rezidencës: Distrikti i Kolumbia-s
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 18 Tetor, 2004
Prezantimi i letrave kredenciale: 30 Tetor, 2004

James F. Jeffrey

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 3 Tetor, 2002
Prezantimi i letrave kredenciale: 22 Tetor, 2002
Përfundimi i Misionit: U largua ne 2 Maj, 2004

Joseph Limprecht

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 7 Korrik, 1999
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Shtator, 1999
Përfundimi i Misionit: Ka vdekur në veri të Shqipërisë, 19 Maj, 2002

Marisa R. Lino

Shteti i Rezidencës: Oregon
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Korrik, 1996
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Shtator, 1996
Përfundimi i Misionit: U largua ne 20 Maj, 1999

Joseph E. Lake

Shteti i Rezidencës: Teksas
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 5 Korrik, 1994
Prezantimi i letrave kredenciale: 17 Tetor, 1994
Përfundimi i Misionit: U largua ne 15 Mars, 1996

William E. Ryerson

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Dhjetor, 1991
Prezantimi i letrave kredenciale: 21 Dhjetor, 1991
Përfundimi i Misionit: U largua ne 13 Tetor, 1994
 
Kristofer Hill

Shënim:
Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në 15 Mars 1991. ambasada në Tiranë u hap në 1 Tetor, 1991 me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë ad interim.

Hugh G. Grant

Shteti i Rezidencës: Alabama
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 9 Gusht, 1935
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Nëntor, 1935
Përfundimi i Misionit: Forcat Italiane pushtuan Tiranën, 8 Prill, 1939
Shënim: Legata në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator, 1939;
Grant u largua më 27 Shtator, 1939.

Post Wheeler

Shteti i Rezidencës: Washington
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 26 Gusht, 1933
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Nëntor, 1933
Përfundimi i Misionit: U largua ne 1 Nëntor, 1934
Shënim: I autorizuar gjate një ndërprerje të punimeve të Senatit
I riautorizuar mbas konfirmimit më 15 Janar 1934

Herman Bernstein

Shteti i rezidencës: Nju Jork
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 17 Shkurt, 1930
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Prill, 1930
Përfundimi i Misionit: U largua më 24 Shtator, 1933

Charles C. Hart

Shteti i Rezidencës: Rrethi Kolumbia
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 27 Maj, 1925
Prezantimi i letrave kredenciale: 1 Gusht, 1925
Përfundimi i Misionit: Riakredituar kur Shqipëria u shpall një mbretëri;
Prezantoi letra të reja kredenciale: 13 Dhjetor, 1928;
La postin: 12 Dhjetor 1929
Shënim: I autorizuar gjatë një ndërprerje të punimeve të Senatit; I riautorizuar mbas confirmimit më 17 Dhjetor, 1925

Ulysses Grant-Smith


Shteti i Rezidencës: Pensilvania
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Title: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 22 Shtator, 1922
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Dhjetor, 1922
Përfundimi i Misionit: U largua më 8 Shkurt 1925


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama