Historite me koincidenca qe te lene pa mend

Historite me koincidenca qe te lene pa mend
Koincidencat ndodh qe te prekin jeten e kujtdo ne nje moment te caktuar. Disa jane te vogla e te parendesishme, por ka disa qe na terheqin vemendjen me shume se zakonisht. Nje prej ketyre eshte rasti kur mendojme per dike qe s’e kemi pare prej shume kohesh dhe disa momente me vone rastis qe ai person te na telefonoje ose te na shfaqet papritur perpara ne rruge. Studiuesit jane shpjegime te ndryshem per koincidencat.

Sidoqofte, bota eshte e mbushur me rastesi nga me te çuditshmet qe shkojne tej perceptimit tone mbi ate qe mund te kete ndodhur. Nje prej koincidencave me te famshme, e cila qarkullon prej vitesh eshte ajo mes dy presidenteve amerikane, Lincoln dhe Kennedy, te cilet kane jetuar ne nje distance kohore prej 100 vitesh nga njeri tjetri.

Emrat e te dyve kane nga shtate shkronja, te dy jane vrare diten e premte nderkohe qe ishin te ulur prane bashkeshorteve te tyre, njeri ne teatrin Ford ndersa tjetri ne nje makine Ford e keshtu me radhe. Nje koincidence tjeter mjaft interesante eshte ajo e dy vellezerve binjake. Vellezerit binjake, Jim Leeis dhe Jim Springer u ndane qe ne lindje dhe u adoptuan nga familje te ndryshme. Te dyja familjet ua vune emrat James. Dy djemte u rriten pa e njohur njeri-tjetrin, por te dy u moren me zdrukthetari dhe te dy u martuan me gra qe quheshin Linda. Te dy sollen ne jete djem dhe njeri e quajti James Alan te birin, ndersa tjetri James Allan. Binjaket gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra te tjera, te dyja te quajtura Betty. Dhe te dy kishin nga nje qen me emrin Toy.

Apo siç eshte rasti i nje bebeje qe ra dy here nga e njejta dritare dhe te dyja heret mbi te njejtin person qe po kalonte ne te njejten rruge si nje vit me pare. “Tirana Observer” boton 15 koincidenca te çuditshme e interesante njekohesisht qe kane terhequr vemendjen e studiuesve dhe njerezve qe i shohin ato nga pikepamja e kuriozitetit.

1. Koincidence historike

Thomas Jefferson dhe John Adams jane dy prej themeluesve te shtetit amerikan. Jefferson hartoi Deklaraten e Pavaresise e me pas ia tregoi ate Adams, i cili (bashke me Benjamin Franklin) ndihmoi ne redaktimin dhe perfundimin e saj. Kongresi Kontinental e miratoi dokumentin me 4 korrik 1776. Per çudi, edhe Jefferson edhe Adams vdiqen ne te njejten dite, 4 korrik 1826, 50 vite pas nenshkrimit te Deklarates se Pavaresise.

2. Zbulimi i hotelit

Ne vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte ne Londer per te kurorezimin e Elizabetes II. Ne nje prej sirtareve te dhomes se tij ne hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte qe i perkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, nje yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy dite me vone, Kupcinet mori nje leter nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qendruar ne hotelin “Meurice” ne Paris kishte gjetur ne nje sirtar nje kravate me emrin e Kupcinet mbi te.

3. Taksia

Ne vitin 1975 nje person po ecte me motoçiklete ne Bermuda, kur u perplas nga nje taksi dhe humbi jeten. Ngjarja do te perseritej nje vit me vone fatkeqesisht. Vellai i ketij personi humbi jeten ne te njejten menyre. Ne fakt ai po udhetonte me te njejten motoçiklete. Dhe ngjarja behet akoma me e çuditshme pasi ishte i njejti shofer taksie qe kishte aksidentuar te vellain e viktimes se radhes dhe ne taksi ndodhej i njejti pasagjer qe ishte heren e pare.

4. Bubuzheli i arte

Carl Jung shkruan ne “Strukturen dhe dinamiken e psikikes”: “Nje grua e re, te cilen po e trajtoja, pa ne nje moment kritik ne enderr nje bubuzhel te ate. Nderkohe qe ajo po me tregonte endrren une isha me kurriz nga dritarja. Papritur degjova nje zhurme pas meje. Kur u ktheva pashe nje insekt fluturues qe po perplasej pas xhamit. Hapa dritaren dhe e kapa insektin ne ajer ndersa po fluturonte. Ishte analogjia me e afert e bubuzhelit te arte”.

5. Hakmarrja

Ne vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasoje e tronditjes kreu vetevrasje. Vellai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qelloi me arme zjarri. Duke menduar se e kishte vrare ai kreu menjehere vetevrasje. Ne fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lendoi fytyren dhe shkoi e u ngul ne nje peme. Vite me vone, Ziegland vendosi te priste pemen, ku ishte plumbi. Ngaqe pema ishte e madhi ai vendosi dinamit, por gjate shperthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland ne koke.

6. Binjaket

Vellezerit binjake, Jim Leeis dhe Jim Springer u ndane qe ne lindje dhe u adoptuan nga familje te ndryshme. Te dyja familjet ua vune emrat James. Dy djemte u rriten pa e njohur njeri-tjetrin, por te dy u moren me zdrukthetari dhe te dy u martuan me gra qe quheshin Linda. Te dy sollen ne jete djem dhe njeri e quajti James Alan te birin, ndersa tjetri James Allan. Binjaket gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra te tjera, te dyja te quajtura Betty. Dhe te dy kishin nga nje qen me emrin Toy.

7. Anthony Hopkins dhe momenti i duhur

Aktori i njohur Anthony Hopkins mori nje rol te filmit “Vajza nga Petrovka” e autorit George Feifer, me 1973. Ai shkoi ne disa librari te Londres per te blere librin, por s’e gjeti ne asnje vend. Ndersa priste trenin per t’u kthyer ne shtepi ai e gjeti librin e harruar aty. Pasi hapi kopertinen, ai zbuloi si ishte kopja personale e autorit, i cili ia kishte dhene borxh nje miku. Hopkins ia ktheu librin autorin, kur ai vizitoi sheshin i xhirimeve disa muaj me vone.

8. Koincidence fotografike

Nje nene gjermane, e cila fotografoi djalin e saj te mitur me 1914 la filmin ne nje dyqan ne Strasburg. Por filloi lufta dhe gruaja nuk mundi te kthehej ne Strasburg per te marre foton. Dy vite me vone, ajo bleu nje film ne Frankfurt per te fotografuar vajzen e sapolindur. Kur filmi u zhvillua, aty u shfaq dhe nje figure tjeter qe ishte djali i saj. Filmi i meparshem qe ajo kishte lene shume vite me pare ne Strasburg nuk ishte zhvilluar dhe ishte shitur si i paperdorur.

9. Murgu misterioz

Ne shekullin e 19-te ne Austri, nje piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa here te vetevritej. Heren e pare, kur ishte 18-vjeç, nje murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastesisht. Serish ne moshen 22-vjeçare, i njejti murg e pengoi te varte veten. Tete vite me vone ai u denua per aktivitet politik, por i njejti murg nderhyri per ta shpetuar. Ne moshen 68-vjeçare, Aigner arriti te vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai qe kreu ceremonine mortore.

10. Bebja qe bie nga dritarja

Ne vitin 1930, ne Detroid, nje njeri i quajtur Joseph Figlock po ecte ne nje rruge te qytetit, kur nje bebe ra nga nje dritare mbi kurrizin e Figlock. As bebja dhe as Figlock nuk pesuan demtime. Nje vit me vone, e njejta bebe ra nga e njejta dritare e se njejtes ndertese mbi Z.Figlock, teksa ai po kalonte ne rruge. Serish, as bebja dhe as Joseph Figlock nuk u lenduan.

11. Koincidence mbreterore

Me 28 korrik mbreti i Italise Umberto i I-re, darkoi ne nje restorant ne qytetin e Monzas. Me vone u zbulua se pronari i restorantit ngjante identik me mbretin. Ai kishte emrin Umberto, bashkeshortja e tij kishte emrin e mbretereshes dhe restoranti ishte hapur ne te njejten date kur Mbreti Umberto i I-re, ishte celebruar ne postin mbreteror. Diten e neserme pronari i restorantit qe mbante emrin e mbretit, u qellua per vdekje. Keshtu mbeti vetem nje Umberto, mbreti i Italise.

12. Koincidenca e Edgar Allan Poe

Ne shekullin e 19-te, shkrimtari Edgar Allan Poe shkruaji nje liber te titulluar “Rrefenja e Arthur Gordon Pym”. Bente fjale per kater te mbijetuar nga nje stuhi ne det, te cilet pas shume diteve ne det te hapur vendosen te vrasin dhe te hene djalin e kabines te quajtur Richard Parker. Disa vite me vone ne jeten reale, nje lunder me emrin “Mignonette” u gjet me kater te mbijetuar, te cilet kishin vrare dhe ngrene djalin e kabines qe quhej Richard Parker.

13. Vdekja e binjakeve

Ne vitin 2002, dy vellezer binjake ne moshen 70-vjeçar vdiqen brenda disa oreve njeri pas tjetrit, ne dy aksidente te ndryshme ne te njejten rruge ne veri te Finlandes. Binjaku i pare vdiq kur u godit nga nje kamion teksa po ecte me biçiklete ne Rahe, 600 kilometra ne veri te Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vellai tij. “Kjo eshte nje koincidence historike, pasi ne kete rruge madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh ne ate kohe oficerja e policise, Marja-Leena Huhtala.

14. Fat ne poker

Ne vitin 1858, Robert Fallon u vra ne shenje hakmarrje nga ata, me te cilet luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollare ne poker pasi kishte bere me hile. Ato u detyruan te gjenin nje njeri tjeter te luante ne vend te Fallon. Brenda disa oresh personi i ri kishte bere 2200 dollare nga 600 dollaret e Fallon. Ne ate kohe mberriti policia, e cila i kerkoi te riut qe ti kthente familjes se Fallon 600 dollaret dhe ne ate çast rezultoi se ai ishte vete djali i Fallon, i cili s’e kishte pare te atin prej 7 vitesh.

15. Libri i femijerise

Kur shkrimtarja amerikane Anne Parrish po kerkonte ne librarite e Parisit ne vitin 1920, ajo gjeti nje liber qe kishte qene i preferuari i saj ne femijeri, “Xhek Fros dhe tregime te tjere”. Ajo e mori librin dhe ia tregoi bashkeshortit duke i shpjeguar sa e kishte dashur kur kishte qene e vogel. Bashkeshorti e mori librin dhe e hapi, kur pa brenda kopertines mbishkrimin: “Anne Parrish”. Ishte libri i femijerise se Anne.

Informacionet qe vijojne jane te verteta!

- Abraham Lincoln u zgjodh ne kongres me 1846
- John Kennedy u zgjodh ne kongres me 1946

- Abraham Lincoln u zgjodh president me 1860
- John Kennedy u zgjodh president me 1960

Mbiemrat Lincoln dhe Kennedy perbehen nga 7 germa.

Te dy konsiderohen mbrojtesit e medhenj te drejtave te njeriut.

Grate e te dy Presidenteve humben femije nderkohe qe banonin ne Shtepine e Bardhe.

Te dy Presidentet u vrane me goditje ne koke.

Te dy Presidentet pushuan se jetuari dite te merkure.

Sekretaria e Lincoln-it quhej Kennedy.
Sekretaria e Kennedy quhej Lincoln.

U vrane nga "njerez jugore".
Te dy Presidentet paten si pasardhes nje "jugor"

Emrat e pasardhesve perbehen nga 7 germa dhe te dy quheshin Johnson.

Andrew Johnson, qe pasoi Lincoln lindi me 1808
Lyndon Johnson, qe pasoi Kennedy lindi me 1908

John Wilkes Booth, qe vrau Lincoln lindi me 1839
Lee Harvey Oswald, qe vrau Kennedy lindi me 1939

Te dy vrasesit njiheshin nga tre emrat e tyre.
Totali i germave te emrave te tyre ishte 15.

Lincoln vdiq ne nje kinema qe quhej "Kennedy"
Kennedy vdiq ne nje makine qe quhej "Lincoln"

John W. Booth iku nga kinemaja dhe u arrestua ne nje ndertese.
Lee H. Oswald iku nga nje ndertese dhe u arrestua ne nje kinema.

Booth dhe Oswald i vrane perpara procesit...

Dhe tani, gjeja me e habitshme...

Nje jave perpara se te vritej, Lincoln ishte me pushime ne Monroe, Maryland.
Nje jave perpara se te vritej, Kennedy ishte "me pushime" me Marilyn Monroe.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama