Hitleri ylli i shampove per burra

Hitleri, 'ylli' i shampove per burra
Një kompani shamposh turke ka përdorur si figurën ideale mashkullore për të promovuar produktin e tyre të ri, një shampo meshkujsh, Adolf Hitlerin. Aktivistët e antisemitizmit e kanë cilësuar këtë reklamë si një marketing të mjerueshëm. Reklama 12-sekondëshe e shampos “Biomen” e tregon liderin nazist duke gjestikuluar egërsisht gjatë një fjalimi, përpara se zëri i reklamës t’u kërkojë blerësve të zgjedhin shampon “100 për qind mashkullore”. Nën pamjet e Hitlerit i cili mban një fjalim të epokës së luftës, video është e titruar me gjoja përkthimin: “Nëse nuk keni një fustan grash, nuk duhet as të përdorni shampon e tyre. Ja ku është një shampo e vërtetë meshkujsh, Biomen. Organizatat e hebrenjve dhe grupet e antisemitizmit i kanë kërkuar firmës turke ‘Biofirm’, ta tërheqë këtë reklamë, por deri tani kompania ka refuzuar tërheqjen e saj nga qarkullimi, ku u hodh vetëm një javë më parë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama