Hodges Institucionet ne nje mendje qe te ruhet Butrinti

Hodges: Institucionet, ne nje mendje qe te ruhet Butrinti
Nje peizazh i denje per aventurat homerike, nje vend ku, sipas Virgjilit, u ndal heroi trojan, Enea, para se te themelonte Romen, nje mrekulli ne Mesdhe, renditur ne listen e pasurive boterore.“Shume e dine se Butrinti eshte kryeqyteti i Shqiperise”. Keshtu te thote Richard Hodges, drejtori shkencor i fondacionit “Butrinti”, i cili dje promovoi ne Tirane liber-albumin “Butrinti i perjetshem”. Nje botim luksoz i shtepise botuese “Toena”, i pajisur me fotografi e harta te vjetra e te reja. Si arkeolog dhe studiues, Hodges u ka hyre me themeli studimeve mbi kete qytet qe daton te jete banuar se paku qe prej shek. VIII para Krishtit.

Gjithçka nis ne zanafille, ne ate te shkuaren e larget, ku e verteta historike plekset me legjenden, per te vijuar hap pas hapi deri ne ditet tona. Libri eshte i ndare ne disa kapituj. Fillon me “Ne gjurmet e Eneas”, per te vijuar me “Nje histori mesdhetare”, “Butrinti, Korfuzi dhe miti trojan”, “Trashegimia e Cezarit”, “Butrinti bizantin dhe despotik”, “Insula Botentro: mbrojtesi i Korfuzit dhe syri i tij i djathte”, “Rrjete e ngaterruar: arkeologji, politike dhe rigjallerim ekonomik”, “Qendra arkeologjike ne pellgun e Sarandes”. Me poshte Hodges sqaron perse eshte ndalur ne Butrint, cilat jane sfidat me te cilat po perballen Butrinti dhe arkeologjia shqiptare ne pergjithesi.

Pas 20 vitesh i lidhur me Butrintin, mund t’i pergjigjeni pyetjes: pse pikerisht Butrinti?

Butrinti eshte nje nga vendet me te mrekullueshme ne bote, ndaj eshte edhe pasuri e trashegimise boterore. Si arkeolog dhe lektor ndjehem krenar qe kam pasur privilegjin te jem ne gjendje te punoj ne Butrint, ne nje vend qe mund te ngaterrohet si kryeqyteti i Shqiperise. Ky privilegj shprehet ne shume forma. Bukuria e vendit eshte rezultat i bashkepunimit te shume shqiptareve dhe te huajve gjithashtu. Butrinti eshte nje mikrokozmos i historise mesdhetare ne te teren e tij. U jam mirenjohes te gjithe kolegeve shqiptare te Institutit te Arkeologjise dhe Institutit te Monumenteve, me te cilet kemi punuar. Butrinti ka nje vend te pakrahasueshem ne arkeologjine mesdhetare dhe do ta kete per nje kohe shume te gjate, sepse me mundesine e projekteve me pjesemarrjen e shume studenteve te huaj, ne bashkepunim me shume shqiptare, ne bejme te mundur studimin e qendres arkeologjike ne kompleksitetin e saj. Nuk ka qender tjeter arkeologjike romake qe te jete me e germuar dhe e dokumentuar ne dhjete vitet e fundit, ashtu siç e deshmon edhe germimi aktual qe po organizohet ne Butrint per zgjerimin e formimit romak. Persa i perket periudhes bizantine, eshte e vetmja qender ne Mesdhe e datuar aq mire, me te gjithe kronologjine. Keto do te jene pjese e librave te ardhshem qe do te botohen.

Me gjithe vlerat “par excelence” te Butrintit, cilat jane sfidat me te cilat ai perballet ne vitin 2011?

Sfida e vertete eshte a ekziston vullneti i mire i institucioneve per ta mbrojtur Butrintin dhe per ta bere ate te respektueshem ne te gjithe boten. Sa me shume bashkepunim dhe vullnet te mire te kete mes institucionesh te interesuara, aq me i sigurt dhe i mbrojtur do te jete Butrinti. Ne kapitullin e fundit te librit tim une ngre pyetjen: si mund te arrihet ne nivelet e kenaqshme? eshte e domosdoshme qe te hartohet nje vizion i qarte se ku do te shkoje Shqiperia pas 10, apo pas 100 vjetesh, ç’trajnime duhen kryer dhe si duhet te bashkepunojne institucionet me njera-tjetren dhe universitetet per te trajnuar brezin e ri te arkeologeve dhe menaxhereve.

Duket se nje nga problemet me te medha eshte ndarja e kompetencave dhe bashkepunimi mes institucionesh. Ju ka penguar ky fakt ne punen tuaj?
eshte e njohur shprehja qe dy shqiptare ne nje mendje nuk i gjen dot. Po, e vertete eshte, kam hasur edhe probleme… E

Kopertina e librit
verteta eshte qe ne keto 20 vitet e fundit Shqiperia ka pesuar nje ndryshim fantastik, por institucionet publike duhet te mesojne me shume nga metodat e institucioneve europiane dhe eshte e rendesishme ta trajnoje brezin e ri ne fushen e arkeologjise, per te mbrojtur trashegimine kulturore, per te arritur ne nje menaxhim me te mire, ne te mire te vendit. Une kam rreth 20 vjet qe vij vazhdimisht ne Shqiperi dhe kam pare se institucionet e fushes zor se bien dakord me njera-tjetren. Por, me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise, eshte momenti qe keto organizma te ulen seriozisht dhe te gjejne gjuhen e komunikimit, duke arritur ne nje vizion te perbashket.
Permendet germime te reja qe po zhvillohen ne Butrint, nderkohe qe sipas UNESCO-s, germimet jane te mjaftueshme ne kete territor dhe i duhet kushtuar me shume vemendje konservimeve. Ç’mendoni per kete?

UNESCO nuk eshte e interesuar ne germime, por germimet ndihmojne ne trajnimin e arkeologeve dhe te kanservuesve. Ka nevoje qe te kete nje balance mes asaj qe germohet me standardet e duhura profesionale, asaj qe konservohet dhe qe publikohet sipas standardeve. Germimet e pakta ne numer qe po zhvillohen tani ne Butrint, jane te fokusuara te trajnimet, grumbullimi i fondeve dhe konservimi ne te njejten kohe.
Ne nje raport te fundit mbi parqet arkeologjike, botuar me mbeshtetjen e UNESCO-s, terhiqet vemendja ndaj te huajve, te cilet germojne pa marre leje te autoritetet shqiptare.

Ka ndodhur kjo ne Butrint?
Nuk di qe kjo te kete ndodhur ne Butrint, por sigurisht qe per te germuar duhet leje, por keto leje duhen marre ne menyre moderne..

Qe do te thote?
Qe do te thote qe te mos kete shume burokracira dhe, nga ana tjeter, ai qe germon te kete pergjegjesine per ta botuar materialin, per ta dokumentuar punen e tij, dhe kjo te behej ne nje menyre moderne. Kjo eshte ajo qe ne kemi bere per Butrintin, nderkohe qe sa i perket UNESCO-s, kjo praktike eshte e pazakonte, sepse shume projekte ne site nen mbrojtjen e tyre, nuk jane shoqeruar me botime. Shkenca ndryshon, eshte e gjalle, nuk ka histori te fiksuar dhe germimet nxjerrin ne drite fakte te reja. Interpretimi qe une i kam bere Butrintit eshte ndryshe nga ai i arkeologeve te tjere dhe ndryshe nga ai i arkeologeve italiane, apo edhe te atyre qe do te vijne me vone. Prandaj eshte e domosdoshme qe brenda kritereve per nje leje germimi te jete edhe publikimi i rezultateve. Kjo do te thote te krijohet sistemi i botimeve ne kete vend dhe kjo do te thote te mbeshtesesh gjithe sistemin e trashegimise kulturore me standardet e duhura. Mbi kete duhet te diskutojme kur Shqiperia te kete 100-vjetorin e pavaresise.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama