Kandidati socialist për president të Francës Francois Hollande realizoi një fitore të pastër sot në zgjedhje. Hollande, i cili vlerësohet se fitoi 52 për qind të votave, tha se francezët kanë zgjedhur “ndryshimin”. Duke pranuar humbjen, presidenti në largim Nicolas Sarkozy i uroi fat të mbarë. Analistët thonë se këto zgjedhje do të ketë pasoja të gjera për të gjithë Eurozonën. Hollande është betuar se do të punojë për një marrëveshje të re mbi menaxhimin e borxheve të vendeve anëtare.
Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit rreth orës 8, media franceze publikoi rezultatet e sondazheve që i jepnin Hollande një avantazh prej katër pikësh. Nicolas Sarkozy tha pas kësaj se Hollande duhet të respektohet si president i ri. Mbështetësit e socialistit u mblodhën në Sheshin e Bastijës në Paris, një pikë e zakonshme manifestimesh për të majtën. Hollande është socialisti i parë që fitoi presidencën franceze që nga koha e Francois Mitterrand në vitet ’80. Ai e mbajti fjalimin e fitores në bazën e tij më të rëndësishme elektorale në Tulle në qendër të Francës. Ai tha se “ndjehej krenar që qe në gjendje t’i jepte francezëve shpresë sërish”. Ai shtoi se do të fillojë menjëherë punën për të tërhequr vëmendjen e BE-së nga masat e kursimit drejt masave të “rritjes” ekonomik.