Të gjitha vitet e shkollimit i kreu në Tiranë: 7-vjeçaren në shkollën “11 Janari”, të mesmen në shkollën ushtarake “Skënderbej”, ndërsa të lartën në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari. U diplomua në vitin 1967 dhe filloi punë si gazetar në Radio Tirana. Ndër emisionet më të njohura që përgatiti në vite janë “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, “Emisioni për rininë”, etj.
Në vitin 1971-1975 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Mbuloi faqen letrare të gazetës dhe lëvroi gjerësisht gjininë e reportazhit. Ndihmoi mjaft poetët dhe shkrimtarët e rij duke i afruar në faqet e kësaj gazete të dashur për rininë.
E qarkulluan si mësues në fshatin e largët Ars–Miliska të rrethit Pukës. Duke qenë se nuk pranoi të shkonte mbeti për disa kohë pa punë . Për të mbijetuar, ngase ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë, pranoi të punojë si punëtor i thjeshtë në hekurudhën Elbasan-Pogradec. Pasi shkroi një numër artikujsh në shtypin e përditshëm dhe periodik disa gazeta të vendit e afruan, duke e konsideruar si të dërguarin e posaçëm të redaksive të tyre. Me ndihmën e miqve të ngushtë afërt të tij, si Petrit Ymeri, Antoneta Malja, e të tjerë, mundi të të rikthehej në Radio-Tirana në fillim si redaktor e pastaj për shumë vite si përgjegjës i Redaksisë së Kulturës. Ndërkohë u martua sërish dhe nga martesa e dytë ka një vajzë.
Gjatë gjithë karierës së tij si gazetar asnjëherë nuk la pas dore edhe krijimtarinë letrare, duke shkruajtur në organet më të njohura të vendit si “Drita”, “Ylli”, “Bashkimi”, “Mësuesi”, “Zëri i rinisë”, etj.
-“Shirat e vjeshtës” (1972);
-“Vozabërësi dhe vajza e vrarë” (1975);
-“Mëngjeset e bregut të liqenit” (1978);
-“Ngarkesa e largët” (1979);
- Pas mjegullës” (1980);
-“Njeriu që dua” (1983), etj.
Në vitet 1990-1992 ishte në ballë të lëvizjeve demokratike në Radio-Televizionin Shqiptar, ku i besuan drejtimin e Sindikatës së Pavarur të këtij institucioni, në krye të së cilës kreu vreprimtari intensive e të gjithanshme në mbrojtje të demokracisë, përmbysjen e komunizmit dhe demokratizimin e jetës në Radio-Televizion. Nga viti 1992 deri në vitin 1998 punoi si drejtor I departamentit të Kulturës në Televion, I cili ishte një ndër departamentet më të mëdhej e më të rëndësishëm të Televizionit Shqiptar. Pas ngjarjeve të shtatori 1998, pushohet nga puna me motivacionin absurd “Pjesëmarrje në grusht shteti”, akuzë që ju vesh vetëm sepse në ditën kur protestuesit e irrituar nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari mësynë nëpër institucionet e kryeqytetit, ai u ndodh në detyrë në mbrojtje të TVSH, në një kohë që drejtuesit e tij ia kishin mbathur paturpesisht.
I mbetur pa punë e pa asnjë të ardhur, në moshën 57 vjeçare, i sëmurë nga zemra e, sidomos nga sytë, që më shumë se për këdo janë jetikë për një gazetar, me që edhe e shoqja ishte prej vitesh e papunë, u detyrua të migrojë në Florida të SHBA. Atje herë me punë e herë pa punë, do të bënte punë të rëndomta, po së paku kishte mundësi të shihte tre të bijat edhe pse në shtete të ndryshme të Amerikës.
Viti 2011 ishte fatal për Alfred Kaninin. Me disa sëmundje në trup, i operuar disa herë teksa qe i shtruar ende në spital, i pushoi zemra. Ndëroi jetë në SHBA të dielën më 13 nëntor 2011.