Efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, i vrare dje në Lazarat një ditë më parë do të përcillet sot për në banesën e fundit. Nderimet shtetërore për të kanë nisur që në mesditën e sotme.
Fillimisht ceremonia për nder të Bashës nisi me rituale fetare ne xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, pasi 31-vjecari ka qenë një besimtar mysliman i devotshëm. Më pas trupi i tij eshte vendosur në ambjentet e Pallatit të Brigadave ku po kryhen homazhet.
Në ceremoninë e homazheve të organizuar nga qeveria pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit, personalitete të jetës publike dhe sigurisht miq e kolegë ushtarakë të Bashës. Të parët që janë përkulur para trupit të tij ishin efektivët e RENEA-s dhe policisë së shtetit. Në orën 16:00 trupi i tij i pajetë do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Presidenti Nishani e vlerëoi Ibrahim Bashën me Dekoratën e Artë të Shqiponjës.