TIRANE, 15 Nëntor/ATSH/- Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot pasdite në Presidencë një ceremoni për nder të viktimave të Parisit.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, ministra të kabinetit qeveritar, kryetari i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, pjesetarë te komunitetit mysliman dhe atij katolik.
Presidenti ngushëlloi familjet e viktimave të Parisit, ndërsa konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.
"Shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të akteve barbare të Parisit. Dua t'ju kutjoj qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në aleacën e tij për të përballuar me sukses luftën kundër terrorizmit, dhunës, intolerancës", u shpreh Presidenti.
Nishani shtoi se "Shqipëria është në krah të Francës, dhe të gjithë aleatëve në këtë betejë që do të ketë vetëm një fund, fitoren e lirisë dhe paqes kundër dhunës e barbarisë".
"Paqe e përjetshme për viktimat, i paharruar kujtimi i tyre", përfundoi Nishani."
Pas fjalimit të tij, Presidenti ftoi të gjithë të pranishmit të mbanin 1 minutë heshtje.
Në këtë ceremoni homazhi foli edhe ambasadori i Francës në Tiranë , Bernard Fitoussi, i cili tha se "Franca është në zi dhe ne jemi në krah të familjeve të viktimave".
Ai gjithashtu falenderoi e shprehu mirenjohjen per Shqipërinë për solidarizimin me Francën: "Ngjyrat e flamurit francez në fasadën e presidencës së republikës dhe në fasadën e kryeministrisë janë homazhi më i bukur që ju si vend mund të bënit".
"Shqipëria është gjithashtu përkrah Francës dhe të gjithë popujve të lirë në luftën që ne po bëjmë kundër të gjithë barbarëve që shkaktuan këtë tragjedi", deklaroi ai.
/a.gegvataj/