Horoskopi fizik sporti qe ben per ju

Horoskopi fizik, sporti qe ben per ju
Të merresh me sport është e rekomandueshme për këdo, por jo çdo sport është i përshtatshëm për çdo individ. Ndërsa ka shumë që praktikojnë vrapin, të tjerë nuk e honepsin dot këtë formë të mbajtjes së trupit në formë. E njëjta vlen edhe për çiklizmin, notin, futbollin apo shumë të tjera. Një revistë amerikane publikoi sot horoskopin sportiv. Duke studiuar karakteristikat dhe personalitetin e secilës shenjë, revista zbuloi se cilat janë aktivitetet më të përshtatshme në bazë të zodiakut.

Dashi – Të lindurit e kësaj shenje nuk kanë preference të veçanta përgjithësisht, por mërziten shpejt me të njëjtin sport. Për ta është i rëndësishëm të alternojnë aktivitetin e tyre fizik.

Demi – Një shenjë toke, prandaj nuk i pëlqen të stërvitet në ambiente të mbylluara. Noti është i përshtatshëm për demin, por edhe sportet e tjera në ambiente të hapura, individuale si tenisi apo ekipore si futbolli.

Binjakët – Të lindurit e kësaj shenje janë shumë reflektues dhe përshtaten shumë mirë me jogën. Përshtatshmëria dhe aftësia për t;iu imponuar trurit i bën binjakët veçanërisht të aftë në shumë disiplina.

Gaforja – Një shenjë e predispozuar për të pëlqyer aerobinë dhe ushtrimet në ambiente të mbyllura e të qeta. Megjithatë, si shenjë uji, arrin rezultate të mira edhe nëpërmjet notit apo vaterpolos.

Luani – Protagonistë, të lindur për të qenë liderat, luanët nuk janë tipa që shkojnë me sportet e grupit. Atyre u intereson vetëm sporti individual. Arrijnë rezultatet më të mira në disiplinat e atletikës.

Virgjëresha – Për vetë karakteristikat, virgjëresha vendos shpesh objektiva të pamundura, si dobësimi me 15 kile menjëherë. Nuk ka rëndësi sporti, por një plan i detajuar saktë. Është e sigurt që virgjëresha do të zbatojë pikat që ka vendosur në axhendë.

Peshorja – Sekreti i peshores është ekuilibri, prandaj intensiteti i sportit lidhet ngushtësisht me aktivitetet e tjera në jetë. Preferon sportet e forcës, por ku ka rëndësi edhe strategjia, si boksi apo artet marciale.

Akrepi – Është një shenjë që nuk dorëzohet kurrë, prandaj mund të luajë rol të rëndësishëm në grup, por sidomos kur luan vetëm. Akrepi është veçanërisht i lidhur me trupin e tij, prandaj palestra është një zgjidhje.

Shigjetari – Të lindurit e kësaj shenje preferojnë shëtitjet dhe vrapimet në natyrë, jogging dhe kroset e gjata. Alpinizmi dhe montanjizmi janë alternativa të tjera që e bëjnë një shigjetar të ndihet mirë.

Bricjapi – Individualistë të sëmurë, bricjapët nuk preferojnë të ndihen nën presion apo të detyruar. Gjejnë argëtimin më të madh në sportet e rrezikshme, si parashutizmi, hedhja nga ura me litar apo garat e shpejtësisë.

Ujori – Një shenjë e dalluar për altruizmin, ujori është i prirur të jetë një lojtar i shkëlqyer skuadre. Megjithatë, mund të përshtatet edhe me sportet masive, midis të cilave edhe maratonat.

Peshqit – Predispozita e lindur artistike hap më shumë rrugë për aktivite fitness-i apo kërcime, por nuk preferoni lodhjen. Peshqit bëjnë veçanërisht mirë në sporte si skitë apo golfi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama