Dashi
Karriera: Fatkeqësisht, gjatë këtij muaji nuk do të keni dëshirë të punoni as në profesion as të merreni me ndonjë punë tjetër, gjë që ju bën të tregoni pasivitetin tuaj dhe t’i lejoni shanset e mira t’ju ikin nga duart – andaj, jini më të kujdesshëm dhe përfundoni obligimet se më vonë do të pendoheni për mosangazhimin e duhur. Nëse dëshironi të investoni, atëherë duhet të jeni më të vëmendshëm dhe suksesi nuk do t’ju mungojë.
Partneri: Do të punoni me plot elan dhe do të shpenzoni shumë energji që jeta e juaj bashkëshortore të funksionon ashtu siç duhet. Personat e lirë, nëse janë në kërkim të partnerit, duhet të jenë më të qartë me vetveten se çfarë parteri dëshirojnë - në këtë mënyrë e kanë më lehtë për të vendosur.
Demi
Karriera: Një planifikim i mirë i punëve do të jetë alfa dhe omega për suksesin tuaj profesional – por mos e nënkuptoni se me planifikim e keni zgjidhur problemin, por duhet të punoni më shumë, që të arrini synimin që keni. Në aspektin financiar, mund të keni përfitime të mëdha nga data 8 deri më 17 nëntor, falë angazhimit tuaj të palodhshëm për të arritur gjerë tek qëllimet tuaja profesionale.
Partneri: Nëntori, do të jetë muaji i hartimit të planeve se çfarë do të bëni në të ardhmen, dhe nuk do të keni shumë kohë për romantizëm – pra, do të jetë një muaj më shumë mendues sesa prodhues. Ndërsa personat e lirë do të vazhdojnë me argëtime, dhe nuk do të mendojnë për ndonjë lidhje serioze.
Binjakët
Karriera: Ana më e fortë e juaj gjatë këtij muaji, do të jetë puna profesionale – do të jeni shumë të angazhuar, por edhe ambicioz, që punën ta përfundoni si duhet. Nëse qëllimin e keni arritur, në parim asgjë s’mund t’ju ndalë - konkurrentët i tejkaloni pa ndonjë vështirësi, ndërsa raportet kolegiale i ruani shumë mirë. Nuk do të jetë muaj që orari i punës do t’ju përfundojë herët, por do të shpërbleheni mirë me pagë për punën e bërë.
Partneri: Njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptoni se lidhja nuk funksionon duke dhënë urdhra – sepse kjo, ju shkakton stres të panevojshëm. Personat e lirë, duhet që dashurisë së re t’i lejojnë kohë të zhvillohet – vetëm kështu mund të llogaritni në një partner dhe lidhje stabile.
Gaforrja
Karriera: Ana e juaj profesionale kërkon mbështetjen kolegiale dhe atë të punëdhënësit – pra tregohuni kurajoz dhe kërkoni ndihmë nga të tjerët, që këtë periudhë ta kaloni më lehtë. Fatkeqësisht nuk do të keni fuqi që gjatë muaji nëntor të ballafaqoheni me të gjitha detyrat dhe obligimet që ju paraqiten - andaj asgjë nuk do t’ju dëmtoj nëse kërkoni ndihmë nga personat që ju keni ndihmuar edhe ju më parë. Përkundër problemeve që do të keni ne punë, gjendja financiare do të jetë stabile.
Partneri: Bisedat intensive me partnerin, ju ndihmojnë që më lehtë t’i zgjidhni problemet e brendshme. Ndërsa personat e lirë duhet të përballen me faktin se do të jenë të refuzuar gjatë këtij muaji – por mos u brengosni se kjo do të ndodh vetëm gjatë nëntorit.
Luani
Karriera: Do të përjetoni një ndryshim radikal në punë, gjë që nuk do të ndjeheni mirë. Do të hyni në punë veç sa për sy e faqe - por duhet ta dini se më mirë diç se hiç. Pra, gjeni një kompromis dhe mos hyni në ndonjë punë që të shkakton stres dhe tension, por as e thjeshtë që mos të fitoni asgjë. Në aspektin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm, se tentoni të bëni shpenzime të panevojshme.
Partneri: Përderisa do të keni probleme në punë, në dashuri do të jetë e kundërta – do të jetë një fazë ku ndjenjat do të luajnë rol të madh, pra një periudhë me plot dashuri dhe lumturi. Personat e lirë lehtë do t’i përfitojnë zemrat e të tjerëve.
Virgjëresha
Karriera: Ana profesionale ju funksionon shumë mirë – ju mundësohet të zgjidhni mes angazhimit të lehtë dhe atij të vështirë. Jeni shumë preciz dhe korrekt në punë, por edhe faktori kolegial ka domethënie më të madhe gjatë kësaj periudhe sesa në periudhat e tjera të vitit. Po ashtu bashkëpunimi i mirë me punëdhënësin do t’ju sjell motivim për punë të mëtutjeshme dhe më të suksesshme.
Partneri: Gjatë këtij muaji do të bini në depresion të madh, mirëpo, afërsia, ledhatimet dhe përkrahja e partnerit do të ketë ndikim shumë të madh në jetën tuaj. Personat e lirë do të kenë një muaj të qetë dhe nuk do të kenë dëshirë për njoftime të reja, por edhe mund të jenë të refuzuar nga personat e parapëlqyer.
Peshorja
Karriera: Fantazia e juaj ju ndihmon në aspektin profesional që të shkoni më tutje – do t’i zgjidhni problemet në mënyrë të thjeshtë dhe gjeniale, dhe në këtë mënyrë, puna e juaj do të jetë edhe më efikase. Mirëpo, problem kryesor do ta keni harresën gjë që do të ndikojë në udhëheqjen tuaj – andaj mbani shënime, sidomos për takimet dhe obligimet kryesore që i keni. Juve ju nevojitet një organizim shumë i mirë i punëve, për të qenë në gjendje që kreativitetin tuaj ta drejtoni në mënyrë pozitive.
Partneri: Gjatë nëntorit shumë gjëra të reja do t’i provoni me partnerin - bëni një surprizë të dashurës, në atë mënyrë që ajo ta kuptojë që me të vërtetë e dashuroni. E gjithë kjo do të ketë një përfundim të lumtur nëse e leni anash të kaluarën. Personat e lirë duhet të udhëtojnë në vende që nuk kanë besuar se ndonjëherë mund të gjejnë partner.
Akrepi
Karriera: Falë angazhimit social gjatë kësaj periudhe, do të jeni të suksesshëm edhe në aspektin profesional. Mundeni me qenë shumë produktiv duke i shfrytëzuar kontaktet e shumta dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me kolegët - andaj shfrytëzoni këtë klimë të mirë në raportet ndërkolegiale dhe do të fitoni sigurinë e vlerës së përparësisë.
Partneri: Duhet të keni kujdes gjatë kësaj periudhe, pasi tentoni që shumicën e kohës t’ia kushtoni shoqërisë, kurse partneri do të ndjehet i vetmuar dhe i anashkaluar. Personat e lirë le të qëndrojnë në grup të vogël të shoqërisë se dashurinë e kanë më afër.
Shigjetari
Karriera: Se sa do të jeni të suksesshëm në aspektin profesional, kjo varet nga struktura e punës ku punoni. Në punën ekipore nuk do të vëreheni shumë, dhe do të jeni më pak i vlefshëm, ndërsa nëse bëni punë individuale, do të vërehet angazhimi në punë dhe do të arrini suksese shumë më shpejt - do të jeni i pakalueshëm. Pra, provoni anën tuaj më të fortë që të arrini më lehtë tek qëllimi juaj. Po ashtu do të keni përmirësim të dukshëm në anën financiare.
Partneri: Gjatë këtij muaji, dashuria nuk do të jetë primare, mirëpo duhet t’i tregoni partnerit se ende e dashuroni dhe ndjeheni e lumtur pranë tij. Personat e lirë gjatë nëntorit nuk do të tregojnë interes për njoftime të reja.
Bricjapi
Karriera: Edhe për atmosferën në firmën/organizatën tuaj do të ishte e mirëseardhur të tregoheni më tolerantë. Lini pak anash punën dhe profesionin, lejoni vetvetes të jeni më të lirë dhe assesi që puna të udhëheqë me jetën tuaj private. Sidomos gjatë muajit nëntor kur keni nevojë ta ndjeni lirinë dhe të ndodheni në qaste gazmore së bashku me shoqëri dhe jo të mbylleni deri në orët e vona të natës duke punuar.
Partneri: Erë e freskët në dashuri – një muaj ku do të përjetoni dashurinë nën ombrellën e humorit dhe lumturisë. Personat e lirë, kah mesi i nëntorit mund të përjetojnë ndjenja të forta të dashurisë.
Ujori
Karriera: Nuk pritni nga vetvetja që gjatë këtij muaji të jeni hero i punës, kjo është mirë në aspektin shëndetësor pasi keni nevojë të pushoni më shumë. Provoni t’ju shkoni punëve me radhë dhe të koncentroheni në obligimet ditore dhe mos u ngarkoni me punë jashtë orarit, sepse nuk ka ndihmë kozmike që do t’ju ndihmonte në realizimin e synimeve tuaja. Ndërsa sa i përket anës financiare, nuk ka ndonjë ndryshim që do t’ju ndihmonte në investime të mëdha.
Partneri: Një muaj optimal, ku së bashku me partnerin do të merrni iniciativa të ndryshme që do të sjellin impulse të freskëta në jetën bashkëshortore. Personat e lirë nuk kanë nevojë të kërkojnë dashurinë – do t’ju vijë më shpejtë sesa që keni menduar.
Peshqit
Karriera: Ndodheni në një fazë të ndryshimeve të brendshme – nuk jeni të kënaqur me punën që e bëni, pasi që mendoni se mund të jepni shumë më shumë nga vetvetja. Pasi që puna momentale nuk ju jep hapësirë që t’i shprehni aftësitë tuaja profesionale, bisedoni me eprorin tuaj që t’ju avancojë në pozitë ose kërkoni punë diku tjetër. Nga personat e lindur në shigjetën e peshqve, kërkohet të gjejnë një punë që janë më shumë në lëvizje- që do të jetë e mirëseardhur për shëndetin tuaj.
Partneri: Duhet të jeni në gjendje që gjatë kësaj periudhe t’i ndani paramendimet dhe fantazitë nga realiteti. Bisedoni me partnerin rreth dëshirave dhe ambicieve tuaja – do t’ju ndihmojë në realizimin e tyre. Personat e lirë, aq më shumë e paramendoni dhe e fantazoni se si do të duket partneri i ardhshëm, aq më shumë ju largoheni shanseve që paraqiten.